Emri yt

Kultura

Emri yt

Nga: Zymer Mehani Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 08:20
Zymer Mehani

I

Yti emër nuk është vetëm i poetit që i këndoi atdheut
Vlera e fjalës sate matet me diamantet e botës
Ajo u shndërrua nga vargu- lule për Shqipëri...
Emri yt është qëndresë e lindur në stuhi
Në emrin tënd rrahin shumë zemra dhe flakërojnë shumë dashuri

II

Koha u vërenjt
E qielli rigoi
-E dini përse
Se Dritëroi na shkoi

Dielli u fsheh
Ylli n' qiell nuk ndriti
-E dini përse
Se Ditëroi na iku

Nata është skëterrë
Zemrat na lëngojnë
-E dini përse
Vetëm për Dritëroin

-Ty Nënë Shqipëri
Më mirë kush t'këndoi
-Bijtë e mi më t'mirë
NAIMI, DRITËROI

Dritëro dritësove
Me vargjet e tua
Atdheun e nderove
Vullkan i Pashuar

Shpirti të ndrittë prore
Ty në përjetësi
Shqipet me dorë n'zemër
Po luten për Ty...

Prehu i qetë n'paqe
I madhi Poet...
O Shpirt i trazuar
Si vala në det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat