Pa shkas

Kultura

Pa shkas

Nga: Jan Kosova Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 10:10
Jan Kosova

E prap ashtu krejt spontanisht, ashtu pa shkas
I kam lidhur sonte dy a tri fjalë në një varg të ri
A e kam tepruar me poezi, mendjen nuk e vras
Se krejt jeta ime është pak a shumë një poezi

Por mos u mashtro nga vargu i parë i shkruar
Se krejt pa shkas, nuk bëra asgjë në këtë jetë
Pa shkas zemrën time ty nuk ta kam dhuruar
Dhe dashuria e zemrës është shkaku i vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat