"Të kënaqem si deri dje"

Kultura

"Të kënaqem si deri dje"

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 18:58
Jusuf Zenunaj

 

Ahhh, sa shumë paskan ditur
ciceronat kuvendarë,
sa bukur, sot, që folkan
si kurrë në jetë më parë !
Këshilla e mësime e kritika,
mos i gjetë kurrë e liga !
Trup e tërthor ngado që i bien
mësojnë Albinin e qeverinë.
Po t'i pyesish se ç'bënë vetë
jo më pak se dymbëdhjetë vjet ?!
Ndanë medalje e dokorata.
Ndërtuan rrugë të shkurtëra e të gjata.
Punët e mira flasin vetë ,
çdo qytet me unversitet,
me doktora mbushur " spicë"
sa për dije mos ia nis !?
Shkolla e qerdhe u pakuan
fëmijë e të rritur në mërgim shkuan.
Të mira e të mbërrime edhe shumë të tjera,
sikur të ndërroheshin dimri e vera !
Të shkruajmë e të flasim me shpresë të re,
"që të kënaqim si deri dje"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat