50 vjet karrierë në skenë pianistja Hermira Gjoni

Kultura

50 vjet karrierë në skenë pianistja Hermira Gjoni

Nga: ELMIR SIQECA Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 08:01
Elmir Siqeca

Kongresi Amerikan i shpreh mirenjohjen, Ministria e Kultures as kartoline urimi

Diten e Diele ne Nju Jork u zhvillua nje mbremje e vecante me rastin e 50 vjetorit te karrieres artistike te pianistes Hermira Gjoni. Ishin te pranishem miq, kolege dhe artiste te ftuar,trasmeton televizioni më i madh i komunitetit shqiptar në New York dhe New Jersey Albanian Culture TV që ndoqi evenimentin duke na sjell këtë kronikë.

Gjate darkes tha Albanian Culture TV u shfaq nje dokumentar rreth jetes dhe aktivitetit te Hermira Gjonit per gjysem shekulli ne skene, te ftuarve ju shperndane CD me interpretimet e saj ne piano si dhe libri “Jete ne tinguj” qe ben fjale per jeten e pianistes. Me nje koncert te shkurter kengetare te ftuar interpretuan muzike vokale dhe kenge te njohura nen shoqerimin e tingujve te pianistes shqiptare qe ka interpretuar ne skenat e gjithe botes.

Surpriza e mbremjes ishin pershendetjet e dhjetera kolegeve artiste nga e gjithe bota qe u shfaqen ne dy ekrane te medha ne sallen e ketij eventi. Koleget shprehen konsideraten per punen dhe e uruan pianisten per kete jubile te karrieres se saj.

Hermira Gjoni eshte pjese e dinastise artistike “Gjoni”, bashkeshorte e kompozitorit te mirenjohur Simon Gjoni dhe nena e artistit Andis Gjoni, i njohur per sukseset ne artin vizual dhe skenik me realizime te skenave dhe regjive te mjaft veprave ne Shqipwri dhe SHBA.

Ajo lindi ne Tirane ne nje familje të mirefillit aristokrate dhe me tradita dhe qe ne femijeri ju dedikua studimit te pianos duke marre mesime nga prof. Tonin Guraziu dhe me pas ne Konservatorin e Muzikes ne Tirane nga prof. Cen Bi Gang. Ajo u diplomua ne vitin 1963 dhe pati nje karriere te gjate koncertale si soliste dhe shoqeruese ne piano e kengetareve me ne ze shqiptare.

Hermira Gjoni per aktivitetin e saj artistik eshte nderuar nga Kuvendi i Shqiperise me urdherin “Naim Frasheri” po ashtu nga Fondacioni Campania-USA me medalje nderi, me Proklamate nderi nga Senati i shtetit te NY dhe me certificate nderi nga Kongresi Amerikan per arritjet e saj si artiste dhe per punen e saj ne edukimin e brezave te pianisteve, akorduar nepermjet kongresistit demokrat të New York  Elliot Engel, gjithashtu Hermira Gjoni eshte nderuar me cmimin e karrieres nga shoqata “Motrat Qiriaz” dhe cmimin “Zonje e suksesit shqiptar ne bote” nga organizata Albanian Excellence.

Por ne kete pervjetor ajo ka edhe nje rekord te vecante, nuk ka marre asnje vleresim nga shteti ame i saj per afto 50 vjet megjithe punen e jashtezakonshme dhe koncertet ne gjithe boten duke nderuar Shqiperine. Ka punuar per 30 vjet ne Teatrin e Operas dhe Baletit dyfishin e te tjereve se kishte biografi te keqe. Krenaria e diplomacise shqiptare gjyshi i saj Rauf Fico (nje nga themeluesit e shtetit modern) i permendej vazhdimisht ne biografi se kishte qene minister i Mbretit Zogu i Parë.

Pronat ja mori komunizmi. E vune ti binte pianos ne skene prapa perdes se kishte biografi te keqe. I benin mbledhje dhe fleterrufe perdite qe ta zhduknin. E vune ne listen e personave qe do pushkatoheshin ne rast te pushtimit te Shqiperise nga ndonje force e huaj si njeri i njohur e me influence. Ne fund ne 1990 me pa te drejte ja moren titullin koncert-maester qe e kish mbajtur per 35 vjet per tja dhene dikujt tjeter duke e detyruar te largohejperfundimisht nga Shqiperia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat