Fjala ime

Kultura

Fjala ime

Nga: Zymer Mehani Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 08:11
Zymer Mehani

U bëre qiell,
Për pëllumba e bilbila;
Blerim u bëre
Me shumë trëndafila.

Për çdo zemër u bëre
Vend për takim,
U bëre buzëqeshje
Prej muzgu- n’agim.

U bëre pëllumb
Dhe Shqipe në Flamur,
Ushtar i lirisë
Me zemër të fortë-gur.

Ngrohtësi dashurie
Shpesh u bëre ti,
U bëre këngë krenare
Më e ëmbla melodi.

U bëre dhe mall
Për t’ëmblat shikime,
Kurrë askë s’lëndove
Ti, o fjala ime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat