Akademia “Stoa” në rrugën e afirmimit të jetës kulturore në Luginë të Preshevës

Kultura

Akademia “Stoa” në rrugën e afirmimit të jetës kulturore në Luginë të Preshevës

Nga: Sevdail Hyseni Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 08:18
Foto nga Akademia “Stoa”

Në rajonin e Luginës së Preshevës, me vite të tëra vepron Akademia “Stoa”, një shoqatë kulture dhe edukative, e drejtuar nga prof. Bejzad Avdiu dhe talentet e reja të saj.

Deri tani Akademia “Stoa”, ka realizuar 19 emisione speciale me personalitete të shquara shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Qëllimi dhe misioni i Akademisë “Stoa”, është organizimi i kurseve me të rinjtë e talentuar, të Luginës së Preshevës, në fushën e filozofisë, letërsisë e të gazetarisë. Talentet e Akademisë, zhvillojnë intervista me personalitetet e shquara të jetës sonë arsimore e kulturore.

Akademinë “Stoa”, e përbëjnë, kryesisht, talentet e reja, nga Bujanoci, kuptohet më të zotët, më të talentuarit, më të informuarit në fushën e artit e të oratorisë. Këta të rinj janë shtegtarë të nxënies së dijes dhe përhapjes së saj jo vetëm në Luginë të Preshevës, por në të gjitha hapësirat e etnikumit shqiptar.

Emision e parë Akademia “Stoa” e ka realizuar me të ndjerin Gani Xhafolli, princin e letërsisë për fëmijë në Kosovë, për të vazhduar me poetë, shkrimtarë e gjuhëtarë, disa prej të cilëve tani më, nuk janë në mesin e të gjallëve si: Idriz Ajeti, Dritëro Agolli, Mark Krasniqi, Ramiz Kelmendi, Adem Demaçi, Qerim Ujkani, Nazmi Rrahmani, Mehmet Rukiqi, Flora Brovina, Sali Bashota, Sabile Keçmezi Basha, Xhevahir Spahiu, Ylljet Aliçkaj, Sabri Novosella Maxhuni, Bardhyl Londo, Besnik Mustafaj, Shefqet Dibrani, Rabije Bytyqi etj.

Akademia “Stoa”, me shtegtarët e rinj, do të vazhdoj edhe në të ardhmen të organizojë emisione kulturore, arsimore e edukative me personalitete të njohura të kulturës sonë shpirtërore e materiale.

Vlen të ceket se në korrik të këtij vit, Akademinë “Stoa”, mbush 12 vjet aktivitete kulturore, duke i shënuar përvjetorët e saj të evenimenteve kulturore, me një varg veprimtarish shoqërore dhe kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat