Doli nga shtypi libri i tetë: “Mediat e shkruara për luftën e UÇK-së në komunën e Suharekës 1998 – 1999”

Kultura

Doli nga shtypi libri i tetë: “Mediat e shkruara për luftën e UÇK-së në komunën e Suharekës 1998 – 1999”

Nga: Ragip Guraziu Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 10:46
Kopertina e librit

Përveç shkrimeve në te janë fotografitë e dëshmorëve, përmendoreve, fotografi tjera si dhe kujtime të atyre që patën dëshirë të përfshihen në këtë libër.

Gazetarët Refki Reshitaj, Fadil Bytyçi etj, ishin të rrezikuar gjatë luftës me jetë për shkrimet që i kanë bërë në gazeta. Ata kanë bërë një punë shumë me vlerë, e unë në liri vetëm i nxjerra ato shkrime nga gazetat dhe i publikove në këtë libër.

Libri i rradhës që eshtë i përfunduar do të jetë: " Arsimi në media të shkruara në komunën e Suhatekës 1945 - 2019"

Historiani Adem Derguti qe me penen e tij të Artë bëri histori për vendlindjen e tij, Bllacën….

Shumë libra të botuara dhe shumë tjera jane gati për botim,me vetfinancim ka botuar deri me tani mbi 8 libra,që kanë kushtuar,për një libër mbi 4ooo euro….

Përveç shkrimeve në te janë fotografitë e dëshmorëve, përmendoreve, fotografi tjera si dhe kujtime të atyre që patën dëshirë të përfshihen në këtë libër.

Gazetarët Refki Reshitaj, Fadil Bytyçi etj, ishin të rrezikuar gjatë luftës me jetë për shkrimet që i kanë bërë në gazeta. Ata kanë bërë një punë shumë me vlerë, e unë në liri vetëm i nxjerra ato shkrime nga gazetat dhe i publikove në këtë libër.

Libri i rradhës që eshtë i përfunduar do të jetë: " Arsimi në media të shkruara në komunën e Suhatekës 1945 - 2019"

Fadil Bytyqi

Kontributin e veqant te autorit te ketij libri, Adem Derguti, ne pasqyrimin faktik te ngjarjeve historike e vlersoj dhe çmoj maksimalisht. Se ç’me kthyet ne ato kohe te renda dhe te lavdishme te popullit tone ne lufte per liri prof.Adem ,kur si gazetar lufte raportoja per mediat e kohes. E keto me emocionojne skajshmerisht me qe isha protagonist ne ngjarje dhe autor ishkrimeve ne media per tia bere me dije opinionit se deri ne cilen shkalle arrine shizofrenia serbe mbi popullin shqiptar. Segment i rendesishem i nje lufte per liri eshte edhe informata qe shperthente perballe territ informativ qe kishte vene Serbia ne Kosove. Une bera nje perpjekje per ta shperthyer kete terr permes informimit qe ndriqonte te verteten. Falemnderit Adem Derguti qe ne menyre brilante ke sistemuar materialet e botuara ne mediat a kohes per luften e lavdishme te UÇK-s! Rrespekt!

Refki Reshitaj

Libër me vlerë historike

Nga autori Adem Derguti,sot mu dhurua libri ,, Mediat e shkruara për luftën e UÇK-së në komunën e Suharekës 1998-1999". Në 494

faqet e këtij libri, pjesën më të madhe e zënë shkrimet dhe raportimet e mija në atë kohë, për të bëmat mizore të policisë, paramilitarëve dhe ushtrisë sërbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, vrasjet, maltretimet dhe arrestimet, djegëjet dhe shkatërrimet e çdo gjëje shqiptare, por edhe qëndresa, uniteti, solidariteti dhe vendosmëria e kësaj popullate për ti dalë në ndihmë Atdheut dhe njëri tjetrit ! Flm, Adem për mundin dhe angazhimin që ke bë në mbledhjen dhe botimin e kësaj pjese të historisë sonë. Duke i rilexuar këto shkrime pas kaq vitesh, nuk kemi pse të mos mbetemi krenar edhe ne gazetarët për gjithë ato raportime aq të guximshme që i bënim, mbase jo rrall edhe me pasoja deri në arrestimet që na i bënin kurdo që na takonin.

Historiani Adem Derguti qe me penen e tij të Artë bëri histori për vendlindjen e tij,Bllacën….

Shumë libra të botuara dhe shumë tjera jane gati për botim,me vetfinancim ka botuar deri me tani mbi 8 libra,që kanë kushtuar,për një libër mbi 4ooo euro….

Po nga i erdhi aspirimi i të shkruarit....

Po mos t’ia fillojmë me Rexhep Shahun nuk do të kuptohej si duhet ky raport i autorit të shkrimit,dhe fillimi i shkrimeve dhe botimeve te librave të historianit Adem Derguti

‘’Një vit pas luftës për Kosovën, luftë që bëri të mundur njohjen e rinjohjen, lidhjen e rilidhjën e shqiptarëve mes veti të të dyja pjesëve të Shqipërisë, rasti e solli të njoh Adem Dergutin. Kishte qenë mysafir në Kukës në kohën e shpërnguljes së shqiptarëve. Ruante adhurim për Kukësin’’,Rrexhep Shahu,redaktor i librave….

‘’Mësova se kishte mbi dy vite që kishte hulumtuar e grumbulluar material për të botuar një libër. Një libër për Bllacën, fshatin e tij të lindjes. Fshat që kishte pësuar shumë gjatë kohës së luftës.

Më kërkoi ndihmë, pasi e kishin rekomanduar, që t’ia shihja materialet që kishte grumbulluar për Bllacën, dhe më kërkoi që të isha përgatitës dhe redaktor i librit që donte të shkruante për vendlindjen e tij. Ishte kaq modest, sa të impononte respekt.

Pyetja e parë që i kam bërë, ka qenë, a e njeh Qazim Bllacën. U skuq. Më tha se është nga Bllaca, se është krenaria e Bllacës… Çfarë rastësie ! Kisha vite që e njihja nëpër letra e rrëfime të ndryshme Qazim Bllacën. Kisha realizuar gjatë punës si gazetar tri intervista për Qazim Bllacën me njerëz që e kishin njohur këtë njeri. Pra dija diçka për jetën dhe veprimtarinë e Qazim Bllacës. Por dija gjithashtu se njerëzit e letrave që janë gjallë, që dinë të flasin e të shkruajnë shqip, i kanë borgj Qazim Bllacës. Dhe kisha përgatitur gati në dorëshkrim një monografi të vogël për këtë qendrestar të madh që e ndëshkoi rëndë komunizmi,shprehet Shahu I pashë me vëmendje materialet që solli Ademi. U binda se kishte kollona të fuqishme, që mund të mbanin jo një monografi të thjeshtë e modeste, por volume serioze e pretenduese. Një kollonë e fuqishme ishte Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallë kush në kohët më të zeza për shqiptarët. Ishte Kulla e Ramë Bllacës, të cilës shqiptarët i detyrohën shumë… Jo veç për ta shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë… Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës – Asllan Fazlia – kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve. Vinte rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarë. Dhe vinte më pas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria shqiptare. Ushtria që bëri që shqiptarët ta drejtojnë kurrizin e kërrusur ndër mote. UÇK – ja që risolli dinjitetin e shqiptarëve, që përshpejtoi punët e shqiptarëve, që e nxori çeshtjen e shqiptarëve nga sirtarët e pluhurosur të vendosësve të mëdhenj dhe e bëri çeshtje dite. UÇK – ja që nisi luftën kundër serbëve. UÇK – ja që i bindi edhe njëherë shëqiptarët se serbët i vret plumbi…

Pra u binda se me Adem Dergutin mund të paraqisnim një monografi të mirë. E ndjeja gjithashtu se sado mangësi të kishte monografia, do të kishte privilegjin të ishte e para. Dhe u ka çelur udhë të tjerave. E çmova fisnike këtë punë se, veç të tjerave është demonstrim i dashurisë për vendlindjen. Vetëm kështu do të mund të ruajmë vetën tonë, identitetin tonë, vlerat tona të verifikuara. Mendova se është kontribut i vyer për brezat e rinj të cilëve më shumë se çdo gjë ju mungon njohja e vendlindjes, njohja e atdheut. Sa fisnike do të ishte sikur të kishte çdo fshat apo krahinë njerëz si Adem Derguti që të shkruanin nga një monografi për vendlindjen e tyre. Pasi zingjirë nëpër këmbët tona është mosnjohja e atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat