“Hana dhe Dielli”, shfaqja për fëmijë

Kultura

“Hana dhe Dielli”, shfaqja për fëmijë

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Në regjinë e Kaltrërim Balaj, skenografin e Argjira Hoxhës dhe me aktorë Besnike Arifi dhe Burim Koprani, më 15 shkurt do të shfaqet shfaqja “Hëna dhe Dielli”.

Kjo shfaqje i trajton dy fëmijë është vazhdimsi e premierës e cila është mbajtur para 4 viteve, e që do të mbahet në teatrin "Faruk Begolli" në AAB, bëhet fjalë vëlla dhe motër (7 dhe 9 vjeq) një ditë zgjohen me vonesë nga gjumi dhe nuk arrijnë për të shkuar në shkollë, kryejnë gjërat e mëngjesit (larja e fytyrës, pastrami i dhëmbëve dhe ushtrimet fizike). Për ta zavendësuar ditën e humbur të shkollës, fillojnë të luajnë mësuesja dhe nxenësi. Hana fëmija ma i madhë në moshë bëhet mësuesja ndërsa Dielli nxënësi, duke luajtur hidherohen mes vete, Hana  ulet të mësoj kurse Dielli insiston të luajë, Hanës i pëlqen loja dhe zgjohet të luajë por gjatë lojës humbasin njëri me tjetrin dhe fillojnë të frikësohen se mos i ka ndodhur diqka  tjetrit, më pas e kuptojnë se nuk kan humbur por ndodhen së bashku në shtëpi, por Hana inatoset edhe ma shume.  Për ta kthyer në lojë Hanën, Dielli  ia bënë disa lojra dhe i ofron ndihmë  në rregullimin e shtëpisë dhe bindet Hana ta vazhdojë lojën. Fillojnë te luajnë dhe gjatë lojës i  bëjnë befasira njëri-tjetrit Dielli e sjellë Palaqon për Hanën ndërsa Hana e sjellë Hallo Kitty-n për Diellin dhe gjatë argëtiit e kuptojnë se i kanë bërë lojë njëri tjetrit Dielli e pranon me mirësi idenë e Hanës kurse Hana hidhërohet dhe ashtu e inatosur shkon në dhomën e saj për të mësuar. Dielli i vetëm në skenë dhe i mërzitur nga sjellja e Hanës fillonë të flas vetë me vete dhe duke folur i pyet fëmijët për datën e cila rezulton në ditëlindjen e Hanës. Bashkë me fëmijët në publik  e mësojnë vallen e pinguinit dhe pastaj e sjellë Hanën në sken për t’ia treguar befasin pasi Hana ta sheh befasin e Diellit pajtohet dhe vazhdojnë të festojnë me të gjithë fëmijët në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat