Emër dashurie - Bota Sot
Emër dashurie

Kultura

Emër dashurie

Nga: Jan Kosova Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:53
Jan Kosova

 

Dje isha flokëdendur e sot jam flokërrallë
Se edhe për mua vlejnë ligjet e kësaj bote
I dendur është malli, i rrallë është ky mallë
E rrallë është dashuria jonë e bukuria jote

Sot jam flokërrallë e dje isha flokëdendur
Se ligjet e kësaj bote vlejnë edhe për mua
E emrin tënd në zemër e kam të gdhendur
Dje të kam dashur, e sot më shumë të dua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat