Sot promovohet libri “Dilemat e tranzicionit” i Ferdi Kamberit

Kultura

Sot promovohet libri “Dilemat e tranzicionit” i Ferdi Kamberit

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Sot do të promovohet libri “Dilemat e Tranzicionit” i autorit Ferdi Kamberi, libër ky i cili është një trajtesë e komenteve sociologjike, i ndarë 5 kapituj të ndryshme të cilat trajtojnë problemet dhe dertin e njeriut modern në shoqërinë shqiptare sipas fushave përkatëse. Libri trajton fenomene bashkëkohore të shoqërisë sonë (moderne) duke i krahasuar me shoqëritë e tjera. Secili koment i trajtuar në këtë dorëshkrim ka një domethënie të veçantë kalendarike në zhvillimet e tranzicionit kosovar dhe atij ballkanik.

Temat e shtjelluara në këtë libër janë të ndryshme: tjetërsimi i njeriut dhe rënia e solidaritetit shoqëror tradicional duke marrë forma të reja solidariteti bashkëkohor, rritja e abuzimeve të substancave psiko-aktive nga grupmoshat e reja, martesat e hershme, ndryshimet në strukturën e familjes dhe të farefisnisë, kriza e vlerave dhe ajo identitare, varësia nga mediat sociale, shoundi dhe kiçi, politika dhe arti, diversiteti dhe toleranca, përplasja e religjionit me sekularizmin, disa shpjegime keqkuptuese mbi shkaqet dhe pasojat e divorcit, etj.

Promovimi mbahet sonte prej orës 17:00 në KultPlus Caffe Gallery. Ngjarja është e hapur për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat