Etapat e jetës sime - Bota Sot
Etapat e jetës sime

Kultura

Etapat e jetës sime

Nga: Jan Kosova Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 18:12
Jan Kosova

 

E nëse jetën time do e ndaja në shumë kapituj
E në etapa do e kisha ndarë rrugën që u kalua
S'do të më duheshin shumë fjalë e shumë tituj
Se secilin kapitull do e kisha titulluar: "Të dua"

Etapat e jetës nuk ndryshojnë nga njëra-tjetra
Herë liqe i qetë e herë më i rrëmbyeshmi lumë
Megjithatë ndryshon ca etapa e re nga e vjetra
Se në çdo kapitull të ri të dua edhe më shumë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat