Dritë vetetime

Kultura

Dritë vetetime

Nga: Haki Koltraka Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Abaz Kupi, dritë vetetime

Gishtin mbajti në çark martine

Ndryshe thirrej Bazi i Canes

Hallall pati qumështin e nënës.

 

Ishte patriot, politikan, ushtarak,

Luftoi për Shqipëri, për këtë prag,

Sytë e tij lëshonin vetetima,

Kur iu printe shqiptarëve trima.

 

Nuk pranoi luftën e klasës,

Siç e bënë komunistët vrasës,

Kishte shpirtin si floriri,

Për burrni ishte më i miri.

 

Besa-besë lidhë me  popull,

Në guva malesh kishte strofull…

Në çdo betejë ishte në ballë

E shpaloste trimëri të rrallë.

 

E lindi nëna për Atdhe,

Mbi armiqtë binte rrufe…

Një jetë luftoi për Shqipni,

Për Shqipni shkriu pasuni.

 

Abaz Kupi shqipe mali

Luftën kurrë nuk e ndali,

Gjithmonë kërkoi drejtësi

Për popull, për atdhetari.

 

Me gjashtë gusht një mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy,

Leu në lagjen Varosh të Krujës legjendare.

Leu trimi syshkëndi,

Nga barku i shqipes dykrenare.

 

Me origjinë ishte nga Kurbini

Ku thërrasin: “Bini trima, bini”!

Aty ku është ashti i Kombit

Aty ku lidhen me besë të Zotit.

 

Me njëmijë e nënqind e katërmbëdhjetë

Në muajt nëntor-dhjetor,

Njëzetë e dy vjeçar ishte trimi me fletë,

Krah Esat Toptanit, me pushkë në dorë.

 

Bashkë me parinë e Krujës,

Qëndroi në ballë të furtunës.

Mposhti Haxhi Qamil Rebelin,

Që vriste gra e fëmijë, kriminelin…

 

Pas pesëqind vjetësh i shërbente Anadollit

E nuk shikonte të ardhmen e Kombit.

Haxhi Qamili i thoshte Sulltanit Babë,

Vetes i vinte titullin “Agë”…

 

Abaz Kupi, në Shqipni të mesme,

Ishte lidhë për fjale e për bese,

Pesëqind vjet në robin turku,

Ngrehu shqiptar! Dil edhe duku!

 

Se Shqipnisë i sillet rreziku,

T’i bëjmë ballë çdo armiku,

Abaz Kupi, ky burrë i dheut,

Fort po i ngjante Skënderbeut.

 

Të bëhemi bashkë si dengu i thuprave,

T’u bëjmë ballë të gjitha bushtrave…

Që me dhëmbë e kafshojnë Atdheun,

Sot shpatës t’i mprehim tehun…

 

Me i pre kokën çdo barbari,

Me i pre gjuhën çdo tradhëtari,

Me i dalë në ballë çdo rrezikut,

Të marrim pjesë në luftën e Koplikut.

 

Nga Kosova po vjen tribuni,

Ka lidhë besë Bajram Curri,

Vjen nga Dibra Elez Isufi,

Ahmet Zogu vjen nga Mati.

 

Ndezë Kopliku në zjarr e flakë,

Po qëndrojnë nëntë bajrakë,

Abaz Kupi lëshon zanin,

Besa a besë burra për vatanin.

 

Njëmijë e nëntëqind e njëzet e dy,

Abaz Kupi, djalë i ri,

Merr pjesë në kryengritjen e shkurt-marsit,

Kundër farës së abrashit…

 

Ku luftonin trimat e Mirditës,

Të udhëhequr prej M. Merlikës,

Elez isufi me trimat e Dibrës,

Bajram Curri me trimat e Dardanës.

 

Me 1924 qëndroi neutral,

Pinte duhan mendueshëm në mal.

Kur një ditë Preg Previzi,

E afroi me Zogun, diçka lëvizi.

 

Në Krujë emërohet komandant xhandarmërie,

Me gradën kapiten, mbushur krenarie.

Kjo e afroi më shumë Bazin e Canës,

Me njerëzit e gjakut të babës e nanës.

 

1934. gradohet major, shërben në Durrës,

Kur qielli u nxi nga aeroplanë bombardues…

Italia po pushtonte vendin tonë,

Abaz Kupi udhëhoqi rezistencën.

 

Duke u kthyer në ikonë për shpresën,

Abaz Kupi Atdheut ia mbajti besën.

Duke luftuar me pushkë në dorë,

Bëri qëndresë për 36 orë.

 

Atëhere Durrësin e skuqi gjaku,

Me Abaz Kupin ishte Mujo Ulqinaku.

Me mijëra ushtarë e oficerë,

Të jepnin jetën e kishin nderë.

 

Ndaj i bindeshin Bazit të Canës,

Duke mbajtur amanetin e nënës.

Duke mbajtur fjalën e babës,

Besnik t’i qëndroni Bazit të Canës.

 

Shqipërinë e okupoi e zeza Itali,

Abaz Kupi largohet për në Turqi.

Mbi familjen bënë terror barbarë,

Duke e internuar në Himarë.

 

Zogjtë e shqipes, Petriti, Rustemi, Fatbardhi,

Me nënën dhe mortat larg mëngjezi i zbardhi.

Nuk u tutën, gjak arbëri kishin në damarë,

Ky qe një terror i pa parë.

 

Kështu nisi Lufta e Dytë Botërore,

Kryq e tërthor hordhi mizore.

Dhe hynë në betejë vetë Anglia,

Kërkonte rezistencë nga Shqipëria.

 

Abazi kalon nga Turqia në Jugosllavi,

Duke parë një horizont të ri.

I pritur në kryeqytet nga Gani Kryeziu,

Më vonë të cilin kobi komunist e përpiu…

 

Takojnë kolonelin Stirling,

Ishte anglez e jo kuisling.

Takojnë dhe kolonelin Dayrell Okley-Hill,

Kërkonin shpatat mos rrinin në mill.

 

Hill i fundit shef i SOE në Beograd,

Thoshte se luftën Shqipëria e ka në prag.

Organizmi i luftës në Shqipëri,

Iu ngarkua Julian Amery.

 

Vendimi i 19 Nëntorit 1943

Nuk e pranonte pyejen: Pse?

Abaz Kupi nuk vriste vëllezërit e tij,

Me emisarët serbë nuk mund të rrijë.

 

Serbi ishte një armik I vjetër,

Veç të largohej s’kishte rrugë tjetër,

Kështu me 21 nëntor, mes rrebeshit,

Formoi Lëvizjen e Legalitetit.

 

Abaz kupi iu shmangte luftës vëllavraësëse,

Duke shmagur me komunistët çdo përplasje.

Komunistët sulmuan qeverinë,

Dhe zonat e bazit duke shpalos egërsinë.

 

Bazi u gjend në vështirësi mes malesh,

Si një det rrethuar prej valësh.

I rrezikuar ndihej në Mirditë,

Por një vetetimë i bënte dritë.

 

Sepse malet lëshonin vetetima,

Armiqve duke u kallur drithma.

Sytë e Abaz kupit lëshonin shkëndija,

Në zemër të tij këndonte trimëria.

 

Abaz Kupi, ti o burrë, hero i dheut,

Të lindi e rriti Kruja e Skënderbeut.

Ti iu bërë gjoksmburojë Atdheut,

Supi yt i fuqishëm si ai i Orfeut.

 

Mbi supe ti mbajte kupën e qiellit

Që popullit tënd mos i ndalej drita e diellit.

Ti luftove me drejtësi, duke besuar në Zot,

Në sytë e popullit tënd mos të shihje lot.

 

Me 24 nëntor 1944 largohet nga Atdheu,

Kthetrat e kuçedrës shpirtin ia mbërtheu.

Një varkë i siguroi Hasan Toptani,

O Zot! Si mund të lihet vatani!

 

Me dy bijtë, Petritin dhe Rustemin,

Sytë nga toka mëmë i kthenin…

Varka u nis direkt nga Shkodra,

Bashkë me përkthyesin Gaqo Goga.

 

Nuk i ndihmoi SOE e Barit,

Por i la në mëshirë të fatit,

Bashkë me oficerët britanikë,

Pa bukë e pa ujë për gjashtë ditë.

 

Një anije pastruese minash kanadeze,

I gjen në det rraskapitur për vdekje.

I çojnë në Brindzi të Italisë,

Bashkë me luftëtarin e lirisë.

 

Vetetimë ishte Abaz Kupi,

Dhe mbeti një vetetimë,

Bashkohuni shqiptarë dhe duki,

Ta bëjmë një Shqipërinë.

 

Siç e mbrojtën burrat e dheut,

Që nga koha e Skënderbeut,

Na bekoi dhe Nënë Tereza,

Zjarrin e dashurisë thotë e ndjeva.

 

Sot po zbardhet e vërteta,

Ndaj i verbër unë nuk mbeta,

Abaz Kupi për jetën time

Është gjithmonë dritë vetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat