Maria e Kalasë shqiptare

Kultura

Maria e Kalasë shqiptare

Nga: Safete Rogova Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 21:48
Nexhmije Pagarusha

Të krahasonin me Ima Sumak

Me të paharruarën Edit Piaf

I kishe të gjitha dhuntitë që të dha natyra

Zërin aq magjik

Bareshë shkuar baroneshe

U shkrive për këngën posi qiriri i Naimit

Por nuk u venite kurrë

E papërsëritshmja me zë bilbili

Tek merrje testinë për të mbushur ujë

Se nga etja gjithçka shkonte rrokopujë

Po vijnë krushqit...

A nuk grishe bashkimin

A nuk shpërtheje kushtrimin

Tek e kërkoje çikën patureshë

Jehona e zërit tënd

Lëvizte kodra e bjeshkë

Por Ariet në ëndërr i kishim

Kullonin si lumenjtë e mrizit

Ç’janë tetëdhjetë e katër vjet

Çil njat’ zemër plot kujtime

Sopranoja pa kundshoqe

Të mahnitshme interpretime

A nuk thuhet se arti është kujtesë

Se kënga është fortesë

A nuk janë vitet qëndresë

Si mëngjeset me vesë...

Jij gjithherë krenare

Për brezat që do të vijnë

Do mbetesh Maria e Kalasë Shqiptare.

 

(7 maj 2017)

Safete Rogova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat