Kolltukomania

Kultura

Kolltukomania

Nga: Sevdail Hyseni Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 09:17
Ilustrim

Thonë se Lulushi

Nuk njeh interes,

-Ai është i drejtë

Si litari në thes!

 

Nuk i ka vajtur

Mendja ndonjëherë,

Të punojë me hile

Të mendoj me sherr!

 

Po, ama, kolltuku

E joshi nga pak…

Për t’i hyrë hiles

Me nder në hak!

 

Mirë, de, siç thonë

Fjalët s’janë pa Spica,

Ndoshta ia ka dashur

T’shkretën prapanica!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat