Ministrja Dumoshi uron xhudistet për suksesin e arritur në Paris - Bota Sot
Ministrja Dumoshi uron xhudistet për suksesin e arritur në Paris

Kultura

Ministrja Dumoshi uron xhudistet për suksesin e arritur në Paris

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 19:34
Vlora Dumoshi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi uron xhudistet Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos që po mbahet më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës.

 Dumoshi u shpreh se suksesi i xhudisteve tona janë nderi dhe frymëzimi i vendit dhe dëshmi që Kosova falë tyre ka vend meritor në sportin ndërkombëtar.

“Sportistët tanë po i japin çdo ditë e më shumë nder dhe vlerësim ndërkombëtar vendit tonë, duke u bërë zëri më pozitiv i Kosovës dhe shembull frymëzues për rininë tonë”, tha ministrja, duke theksuar se sukseset e sotme të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë dëshmi se shteti ynë po rritet dhe Kosova tashmë ka zënë vend meritor në hartën e sportit ndërkombëtar.

Gjitashtu ministrja Dumoshi theksoi se si ministre është e përkushtuar që të punojë për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën që sportistët tanë të mund të zhvillohen sa më mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat