Humb jetën në mënyrë tragjike aktori Orson Bean

Kultura

Humb jetën në mënyrë tragjike aktori Orson Bean

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 08:22
Orson Bean

Ka ndërruar jetë aktori Orson Bean.

Orson Bean, aktori i njohur i filmave komedi është përplasur për vdekje nga një automjet në Los Angeles, shkruajnë mediat e huaja.

91 vjeçari më pas u godit nga një tjetër automjet dhe autoritetet thanë se kjo ka qenë goditja fatale.

Tashmë i ndjeri pas vetes ka lënë gruan dhe katër fëmijë. Kujtojmë se ai u bë i njohur nga një sërë shfaqjesh televizive si “To Tell the Truth” apo “Dr. Quinn, Medicine Woman.”Ai luajti edhe në një sërë filmash si “Desperate housewives”, “Anatomy of a Murder” dhe “Being John Malkovich” — dhe në disa produksione të Broadway  si në muzikalin “Subways Are for Sleeping.”Lindur në Burlington, Vermont, në vitin 1928 si Dallas Frederick Burrows, ai u bë një komedian mjaft popullor dhe zgjodhi emrin e skenës Orson Bean sepse “dukej komik”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat