Pse as testamentin e njeriut tanë të dashtun nuk e respektojmë - Bota Sot
Pse as testamentin e njeriut tanë të dashtun nuk e respektojmë

Kultura

Pse as testamentin e njeriut tanë të dashtun nuk e respektojmë

Nga: Bardh M. Nengurra Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 15:40
Nexhmije Pagarusha

Para disa viteve në revisten e internetit "  ZEMRA SHQIPTARE.NET " kam pas botue nji shkrim me titullin "TESTAMENT PUBLIK ". 

Ai shkrim në realitet ishte reagim i imi per dukunitë shkombtarizuese që po i bajmë kur po varrosim familjaret tanë, por në njifar mase ishte vertetë TESTAMENT i imi personal e per të cilin djemt, vajza, rejat,, nipat e edhe grueja ime shpesh me nga cmojnë dhe thonë si per shaka se nuk do e respektojnë por kan me veprue në të kundërten e ti.

Unë shakatë e tyne i marr seriozishtë  jo pse ata nuk do e respektojnë fjalen time të fundit, por per faktin e mendësisë primitive që neve si popull kemi, veprojmë jo vetem kundër dëshirës së tjetrit , por edhe kundër dëshires tonë me motivin nuk ban me u dallue prej tjerve.

Para disa viteve në fshatin Strellc i Eperm vdiç nji baxhanak i imi nji mesues veteran dhe nji aktivist i flaktë i LDK-së. U pata tmerrue kur pash se arkivolon te varrezat e sollen të mbuluem me at far lecken e gjelbërt arabe muslimane. Mesuesit që 40 vjet ka edukue e arsimue breza nxansash per komb e Atdhe , percjeljen ja bajnë me mbulesa arabe.

Vitin e kaluem në Mitrovicë më vdiq nji baxhanak tjetër. Ishte djalë i mirë , i rritun jetim , dhe besa bukur hollë me ekonomi. Mirpo pas lufte ai e djemt dhe rrethi ku ai jeton disi si teper u mbeshteten në fe, si teper lakmojshin " nasihatet " e imamve mitrovicas.  Kisha obligim dhe i shkova në varrim, tmerr me pa me sy. E varrosen disa mjekerrosh pantollshkurtër, dhe e varrosen thue se ai ka vdek në luftë dhe skan mundësi me ja ble nji sanduk per kufomen. E hudhen në tokën e ftohët të mbështjellun me qefin dhe e mbuluen me dhe. Forma ma primitive e varrimit të nji njeriut sot. Tmerr i madh, sepse e kam respektue të ndjerin dhe e di se ai ka qen në radhë të parë shqiptar i mirë.

Aty ne ato varreza shikojsha emnat e të varrosurve. Pjesa ma e madhe e lapidarve ishin me diçka joshqiptare. Ishte tmerr me i pa lapidaret më tekstin;  Prof. Emni Mbiemni, date e lindjes dhe e vdekjes ndersa perfundi teksti ELFATIHA . Nuk e besojë se i ndjeri që paska qenë Profesor do lejonte me ja shkrue atë fjalë arabe në lapidar, atë veprim bizar e kan ba pasardhesit e ti injoranta per mos me u dallue nga trendi i ri që po rregullohen lapidaret. A nuk asht tmerr kjo? 

Para disa ditve vdiç këtu ku unë jetojë në Sarpsborg në Norvegji nji shqiptar i ri. Shkova në varrim të ti. Aty Kisha e qytetit ka leshue nji hapsinë per varrimet e popujve të besimit musliman. Ishin disa varre muslimane aty, por mes tyne ishte edhe nji rugovas , i nji mbiemni të asaj treve kereshnike nga i cili fis kan dalë burra Atdhetar me nam. Çka me pa, familja ja kishte rregullue lapidarin dhe lapidari ishte i gjelbert ( ngjyrë e fesë islame ) dhe i kishin skalitë emnin e mbiemnin, diten e lindjes dhe vdekjes, por mbi këto në anën e djathtë ja kishin skalit gjysem hanën dhe yllin simbol ky i flamurit turk dhe i shumë flamujve të popojve musliman. Jam i bindin se kjo asht ba nga mosdija , nga injoranca, por asht e tmerrshme me e pa. 

Kur pat vdek Akademiku Mark Krasniqi isha në varrim të ti. Mbajtja e Akademisë Perkujtimore në sallen e ASHAK dhe edhe në Sallën e Kuqe në Pallatin e rinisë ishte qesharake. Aty pash kolegë e ish kolegë të Profesorit Mark Krasniqi të cilet sa ai ishte gjallë s`kan lanë gja pa i ba e pa ja plasë barkun , por tash lexojshin referate aty dhe derdheshin lotë krokodili per te. Në varrimin e ti kishte pas ardh edhe Zef Morina i cili pa asnji respekt ka ba çmos me ja marr postin e Kryetarit në PSHDK  dhe pasi nuk mujti ai e ndau PSHDK-në e cila nga ajo ndamje mbeti vetem parti në kokat e njerzve se pothuej se u shue fare. 

Por per të qen skandali edhe ma i madh, shkaku i emnit Mark, BIK-u se ka lejue të varroset në varrezat shqiptare ( të besimit musliman ) dhe Shqiptarin e madhë, Akademikun e hatashem  , Atdhetarin e pakrahasueshem e varrosin në varrezat e të krishtenve , pra bashk me serb, malazez dhe edhe të tjerë të krishten. E mbi të gjitha këto per ta ba nji super skandal u kujdes Kryeipeshkvi i Kishes Katolike Shqiptare të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Ai kishte marr disa priftërinjë dhe erdh te varri pak para se me e lëshue arkivolin me trupin e Prof. Mark në thellësinë e varrit. Deshti ta ban ritin fetar të varrimit per Profesorin perkunder asaj që e dinte se Profesori e kishte lanë testament , porosi , amanet që varrimi i ti të bahet pa rite fetare. Mezi arriten disa njerëz që kishin marr mbi vete pergjegjësinë e varrimit , pra ata mezi arriten ta bindin Ipeshkvin se nuk do i bajnë asnji rit fetar dhe ai u largue plot mllef e as në varrim derisa perfundon nuk ndejti.

POSHTËRISTË E INSTITUCIONEVE TONA DHE NJERZVE TË PUSHTETIT NDAJ RASTEVE KUR PO VDESIN NJERËZ QË KAN EMEN NË NDONJI FUSHË ,NDAJ EMNAVE QË ISHIN VLERA KOMBËTARE.

E ceka ma lartë se si ata që e kan mundue tan jetën Akademikun Mark Krasniqi , kur ai vdiq lexojshin referate dhe fjalë rasti per veprat e ti.

Po vazhdojë me Prof. Anton Çeta,  ai vdiç kur Kosova ishte e okupueme , por edhe perkunder faktit se ishte nji nga figurat ma markante të letërsisë shqipe posaqërishtë asaj epike , perkunder faktit se Ai u ba Plaku engjull që pajtojë me mija gjaqe e ngatrresa mes shqiptarve gjatë viteve 1989 e deri kur fillojë lufta në Kosovë,  qe 20 vjet busti i Ti nuk gjen vend ku ta vendosin sepse emni i Ti , feja e ti po i pengon disa mjeran ish kolegë të Ti të cilet këtë veprim e bajnë nga gjelozija sepse i frigohen vepres së madhe atdhetare të Prof. Anton.

Vitin e kaluem vdiç Akademiku Idriz Ajeti. Prof. Idriz ka jetue nji shekull, dhe mbi 80 vjet ja ka kuhstue studimit të gjuhësisë dhe historisë së Gjuhes Shqipe. Prej se ka dal në pension e derisa ka vdek ka jetue në mejrim , i vetmuem vetem me bashkëshorten plakë pa askend dhe pa asnji perkujdesje institucionale qoftë nga ato të ASHAK apo ato shtetnore.

Jo fort moti i vdiç edhe zonja e Prof. Ajeti, vetem zoti e din se si ka jetue ajo e vetme derisa ka vdek dhe ka shpetue nga kjo jetë pise.

Qe tri ditë shtypi dhe mjetet e medijat online të Internetit po shkruej per rastin e vdekjes së Artistës Nexhmije Pagarusha.  

Për Artistën tonë të madhe prej se ajo e ka lan kangën në vitin 1984 askush ma nuk asht interesue se ku asht , dhe si po jeton. Ate pas sa viteve e këthej në sqenë dhe në kujtesë z. Ardit Gjebrea , por perseri u harrue. Asht flitë se ka jetue ne skamje dhe se ka vujet shumë, dhe asnji here as ministrija lokale e komunës e as ajo shtetnore e kultures apo e perkujdesjes sociale nuk i kan afrue asnji ndihem. Por as kolegë artistë , kangëtar, aktor etj, nuk ja kan ditë hallin. Ajo jetojë vetem në Ulpiana në banesen e sajë ku vetem ndonji mike apo mik i saj i ngusht e ka vizitue ndonji here. Dhe kjo e zhgënjyeme nga jeta e len TESTAMETN se varrimi i sajë duhet të jetë strikt vetem familjar , pa asnji portokol e ceremoni akademike apo shtetnore. Mirpo tash dalin fryfqat dhe rrahagjoksit qoftë të politikës qoftë të artit dhe shkelin tmerrësishtë TESTAMENTIN e sajë dhe mbajnë Akademi Perkujtimore ne TEATRIN Kombëtar.

E pash me kujdes këtë ceremoni. Dhe u tmerrova cka pash dhe u turpnova para fqinjit tim norvegjez që ishte per vizitë dhe unë ja spjegoja se kush ka qenë Nexhmije Pagarusha. Ja krahasoja me Yma Sumac, Edit Pjaf etj, por posa mbaron fjalën Kryekuvendarja Vjosa Osmani pasojnë duartrokitjet , dhe duartrokitet pas secilit fjalim të atyne fryfqave të pushtetit  dhe edhe të tjerve që derdhëshin lot krokodili sot pran Arkivolit të Artistës tonë atë cilet sa ajo ka jetu as që ju ka ra ndermend se ajo asht diku. Bile ata sot jo vetem se nuk e nderuen Nexhmijen, perkundrazi ata e perdhosen dëshiren e sajë, emnin e sajë sepse nuk ja respektuen TESTAMENTIN , por me shitë qallma per veti organizuen Akademi Perkujtimore per Te. Duartrokitjet e mases injorante aty i ranë në sy fqinjit tim dhe ai u befasue dhe me tha; si po duartrokasin ashtu pran arkivolit?! Me  besoni se u nxana ngusht dhe i thash se ka turli budalle që e ka dasht kangen e sajë e që paska shkue aty dhe se din se si duhet me u sjellë. 

Mu mu dhimbët Legjenda e kangës shqipe, por ma shumë u ndjeva keq që ju shkel porosia e sajë prej politikanve llafazana e fryfqa, andaj loti lotin nuk ma ka prit derisa shikoja TV-në në atë Akademi.

Per fund po e shkruej nji thanje të gjyshes time Zojës të ndjerë ( nana e nanës që kishte pas vdek në moshen 25 vjeçare kur nana ime kishte pas vetem 6 vjet ).

Gjyshi vetë me ka tregue se ajo paska pas qenë teper e bukur dhe e zoja. Gjyshi zot shtepije në shtepi me 60 antar dhe e kishte pas maltretue ate keq, edhe dhunë fizike kishte pas perdor. Por kur nji ditë ajo sëmuhet nga TBC-ja që atë kohë ende ka qen vdekjepruese pasi ende nuk ishte zbulue penicilini, gjyshi pendohet dhe ja fillon me u kujdes teper per te, pa ju nda asnjihere por tue e ndihmue. Dy orë pa dhanë shpirt ajo i kishte pas thanë ; e ore Mushak o burri im, asht dasht me ma ditë vleren dhe mem  dasht sa isha gjallë se tash gjithçka asht e kotë dhe asht teper vonë.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat