Ky është frizeri që për 13 vjet ia rregullonte flokët këngëtares Nexhmije Pagarusha - Bota Sot
Ky është frizeri që për 13 vjet ia rregullonte flokët këngëtares Nexhmije Pagarusha

Kultura

Ky është frizeri që për 13 vjet ia rregullonte flokët këngëtares Nexhmije Pagarusha

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 22:03
Fitim Rrustemi

Frizeri nga Prishtina, Fitim Rrustemi (Fita) për 13 vjet radhazi, deri në ditët e fundit të jetës së këngëtares Nexhmije Pagarusha, ishte ai i cili me zemër të madhe ia rregullonte flokët bilbilit të Kosovës.

Ai e kujton me fjalët më të bukura për të, zonjë e pashembullt, e pastërt, e dashur, e sinqertë dhe gjithnjë e buzëqeshur.

Fita thotë se ndjente kënaqësi që në këtë formë mund ta ndihmonte këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

Ajo edhe pse në moshë, nuk ndalej së menduari për bukurinë e saj.

Fitimi, muajin e fundit, në pamundësi që Nexha të vinte në lokalin e tij, pa përtesë shkonte në banesën e saj për t’ia rregulluar flokët.

Kënaqësi që ka ende njerëz humanistë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat