Jusuf Buxhovi dhe Ramadan Musliu me diskutim të hapur për “Shekullin e mbrapsh shqiptar”

Kultura

Jusuf Buxhovi dhe Ramadan Musliu me diskutim të hapur për “Shekullin e mbrapsh shqiptar”

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 15:17
Jusuf Buxhovi

“Trilogjia gjermane” e Jusuf Buxhovit e cila është promovuar në Caffe Galery, tashmë do të nxis një bisedë të hapur.

Më datë 12 shkurt, në ora 18:00 në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë do të mbahet një bisedë e hapur me shkrimtarët Jusuf Buxhovi dhe Ramadan Musliu.

Temë e bisedës do të jetë “Shekulli i mbrapsh shqiptar” në “Trilogjinë gjermane” të Jusuf Buxhovit, që doli së voni nga shtypi. Biseda moderohet nga Iliriana Hasaj.

Kujtojmë që kjo triologji përfshinë romanet: “Vdekjet e kolonelit”, “Kujtimet e zonjës von Braun” dhe “Kodi i dashurisë” (fitues i çmimit kombëtar për letërsi në vitin 2006).

Romanet veç e veç janë botuar në vitet 2005-2006. Ndërsa përfshirja e tyre në kuadër të “Trilogjisë gjermane” ka të bëjë me një përpunim letrar përbrenda një koncepti të përbashkët tematik që i ndërlidh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat