Hiperbolë dashurie

Kultura

Hiperbolë dashurie

Nga: Jan Kosova Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 20:17
Jan Kosova

E nuk e them shpesh se pafundësisht të dua
Se të dua pafundësisht shpesh e kam shkruar
Dhe ti prap sonte: "Është hiperbolë" më thua
Nuk e di nëse fjalën:"Hiperbolë" e ke kuptuar

Unë kurrë nuk të kam quajtur ty: "Perëndeshë"
Edhe pse mua më pëlqejnë sagat e lashtësisë
Asnjëherë ty nuk të kam thënë as:"Hyjneshë"
Por ishe dhe mbetesh bukuroshja e Dardanisë

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat