Një Phoenix për shqiptarët

Kultura

Një Phoenix për shqiptarët

Nga: Moza Boletini Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:03
Moza Boletini

Aktori i hollivudit Joaquin Phoenix fitues i shumë çmimeve akademike gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimit Bafta të filmit e televizionit Britanik, quajti industrinë e filmit raciste dhe tha se ndihej i turpëruar që Çmime si Oscar, Bafta nuk po u jepen aktorëve me ngjyrë, qofshin meshkuj apo femra.... diskutim që tërhoqi vëmendjen e mijëra shikuesve e reagimet ishin mjaft pozitive.

Po në Shqipëri, a ndihet kush i turpëruar? Ku mijra e mijra njerëz u burgosën e u vranë politikisht, u internuan e u zhdukën për së gjalli padrejtësisht, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa ata që i kryen ato krime monstruoze nuk kërkojnë falje, pendëse. Sa për tu turpëruar, as që bëhet fjalë. E njëjta situatë edhe për Kosovën martire ku u vranë, masakruan e u zhdukën mijra njerëz të pafajshëm nga forcat militare të Millosheviçit, burra, gra, të moshuar e fëmijë, ku numurohen edhe mbi 20 mijë gra të dhunuara e malltrajtuara nga makineria serbe.

Joaquin Phoenix fitues i Çmimeve Oscar dhe Bafta si aktori më i mirë për filmin Joker edhe pse i pa implikuar në ndonjë faj ndihet i turpëruar pse nuk vlerësohen me Çmime prestigjoze aktorët me ngjyrë.

Po për Shqipërinë e Kosovën kur do të dalë një Phoenix i tillë që të kërkojë falje, pendesë e të ndihet i turpëruar për genocidin komunist që ndodhi në Shqipëri e për raprezaljet e krimet serbe në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat