Pas premierës botërore në ‘Sundance’, Visar Morina me premierë europiane në ‘Berlinale’ - Bota Sot
Pas premierës botërore në ‘Sundance’, Visar Morina me premierë europiane në ‘Berlinale’

Kultura

Pas premierës botërore në ‘Sundance’, Visar Morina me premierë europiane në ‘Berlinale’

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:17
Visar Morina

Pas premierës botërore në ‘Sundance’, filmi ‘Exil’ nga Visar Morina do ta ketë premierën europiane në njërin ndër festivalet më të rëndësishme, në ‘Berlinale’.

Premiera do të shfaqet më 24 shkurt nga ora 15:30 në kinemanë Zoo Palast 1, në kuadër të programit Panorama.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

 “Exil” poashtu sjell një kastë brilante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat