Trish për Shën Valentin

Kultura

Trish për Shën Valentin

Nga: Përparim Hysi Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 13:24
Ilustrim

1.Shiu i dashurisë

Shiu i dashurisë, më lag e më bën qullë
Më lage, më njome, o moj e paudhë!
Seç ma"lage" gjuhën as mos pyet për rrobat
Sikur mbi mua zbraze të gjithë "autobotet"

Pastaj mbyll"valvolat" dhe ndez "bateritë"
"Rrjedhin autobotet" veç nga dashuritë
Shiu i dashurisë qenka shi prej zjarri
Për SHËN VALENTIN u "ngjall" dhe kokëbardhi.

 

2.Shën Valentini

Nëpër sheshe, nëpër rruga
Po shoh djemtë që puthin çupa
Kthehen çupa,puthin djemë
Unë i shoh:bëhem ujem.

Kujtoj vite, kujtoj kohë
Dhe regëtij dhe bëj oh!
Kohë rinie që shkoi kot
Kohë që prapa s'e kthej dot.

Djem e çupa zënë e "lozin"
Unë më kot po bëj"nervozin"
Buza shkon vesh më vesh
Ah,kjo kohë që më "përqesh!"

 

3.Mikes për Shën Valentin

Herë më je si re puplore,
Herë më je si fllad maji
Dhe në dimër flokëdëbore
Fshehur diellit në një pllajë.

 

Ikën dimr, vjen pranvera
Rreth e qark ka ngjallëri
Pse më duket që tek dera
Po më pret, o mike, ti?

Dhe zëmë të dalim tok
Se është Shën Valentin!
O mor çast bëmu shok
Ëmbëlsoma shpirtin tim!

Ca nga dimri, pleqëria
Gati malli po më mbyt
Më shëron veç dashuria
Sa e shenjtë është kjo ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat