Të kërkova

Kultura

Të kërkova

Nga: Zymer Mehani Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 13:32
Zymer Mehani

Të kërkova nëpër male,
Në fusha  e lëndina
N’ bjeshkë të larta të kërkova
Ku rri gjeraqina

Të kërkova në gjethnaja
Në suka, gremia
Nëpër kopshte të kërkova
Ku k’ndon kanarina

Të kërkova  në vërrija
Te kroi e bashtina
Nëpër pllaja të kërkova
Ku fryn suferina

Të kërkova nëpër  shkrepa
Në arat me grurë
Dhe n’ujëvara të kërkova
Në pyjet me drurë

Te liqeni të kërkova
Te zalli me gurë
Nëpër brinja të kërkova
Në të fresktën gurrë

Të kërkova nëpër lagje
Në fshat e qytet
Në rrugica të kërkova
Kudo cep më cep

Poshtë e lart Ty të kërkova
T’ kërkova dhe n’ lumë
Një fjalë zemre të  ta  them
Se të dua shumë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat