“Gratë në Art” nxorën shpirtin artistik të grave të dhunuara

Kultura

“Gratë në Art” nxorën shpirtin artistik të grave të dhunuara

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:09
“Gratë në Art”

QKRMT dhe Monet, kanë hapur mbrëmë një ekspozitë, ku janë prezantuar punimet e grave në keramikë.

Kjo ekspozitë është rezultat i bashkëpunimit të Blerta Surroit me gratë pjesëmarrëse në këtë projekt, të cilat edhe kanë prezantuar punën finale, që është prezantuar para një numri të madh të artdashësve.

“Përmes aktiviteteve në punë artistike, kjo nismë synon të angazhoj të mbijetuarat e luftës në Kosovë në punë kreative në artin e qeramikës.

Dhimbjet nga plagët e të kaluarës dhe vullneti për të luftuar stigmën që i rrethon do të përjetësohen në figura e elemente artistike për të frymëzuar ndryshimin brenda nesh”, thuhet mes të tjerash nga organizatori në lidhje me këtë ekspozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat