Më 15 qershor lansohet dokumentari kushtuar aktorit Bekim Fehmiu - Bota Sot
Më 15 qershor lansohet dokumentari kushtuar aktorit Bekim Fehmiu

Kultura

Më 15 qershor lansohet dokumentari kushtuar aktorit Bekim Fehmiu

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:26
Bekim Fehmiu

Dokumentari kushtuar 10-vjetorit të ikjes nga jeta të aktorit Bekim Fehmiu do të lansohet me 15 qershor, në ditën e largimit të aktorit nga kjo botë.

Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu”, në një konferencë për media, tha se procesi i realizimit të këtij dokumentari ka filluar në vitin 2016, por për shkak të mungesës së fondeve nuk është përfunduar deri tash.

Skenaristi i dokumentarit, njëherësh gazetari Fahri Musliu, tha se dokumentari do të jetë i metrazhit të gjatë.

“Pas bisedave të shumta në vitin e kaluar pranova ta shkruaj skenarin, për mua ishte hera e parë që po merrem me film që po shkruaj skenar, me të thënë të drejtën isha pak skeptik se të shkruash skenar për Bekim Fehmiun ndoshta ka qenë bekim i madh në çdo aspekt edhe profesional edhe njerëzor edhe intelektual edhe patriotik nuk është leht ë, mirëpo e kreva me që kam shkruar edhe monografi për bekimin, jam shoqëruar me të me vite të tëra, me dekada, e kam njohur bukur mirë dhe skenarin edhe regjisori edhe njerëz të tjerë e kanë vlerësuar si të mirë, të suksesshëm.

Skepticizmi im ishte te ana materiale sepse të realizohet një film i tillë kërkon një angazhim të madh, mirëpo dëshira dhe përkushtimi për ta realizuar këtë film ndoshta do t’i tejkaloj të gjitha këto barriera. Filmi do të jetë i metrazhit të gjatë më tepër se 60 minuta, 90 minuta dhe planifikojmë të rrumbullakojmë diku me xhirime dhe montazh në fund të majit që të jetë i gatshëm për 15 qershor, në ditën e largimit fizik të Bekimit nga kjo botë”, tha Musliu.

Musliu u shpreh i zhgënjyer për faktin se Qendra kinematografike e Kosovës i ka mbështetur katër projekte të huaja, por jo edhe projektin për aktorin e njohur Bekim Fehmiu.

Ndërsa, regjisori i dokumentarit ‘Bekim Fehm iu’, Valmir Tertini, tha se për realizimin e këtij dokumentari ka ndihmuar Qendra kinematografike e Shqipërisë, pasi ajo e Kosovës nuk i ka sponsorizuar.

“Nga viti 2016 e nisëm skenarin që plotësisht është marrë Fahri Musliu me Skenarin edhe nga viti 2017-18, edhe intensivisht punuam, në vitin 2019 aplikuam në qendrën kinematografike në Kosovë dhe nuk fituam por gjatë kësaj kohe ne kemi pasur hapësirë për të aplikuar edhe nëpër qendra të tjera siç është Qendra kombëtare e kinematografisë në Shqipëri, e cila ka sponsorizuar filmin, po ta sponsorizonte Kosova do të ishte më mirë, sepse tash do të kishim xhirimet, të cilat kanë nisur nga mesi i muajit të kaluar, e kemi skenarin po përmbushet ashtu siç e kemi shkruar, xhirimet kanë nisur në Beograd për të vazhduar në vendlindjen e Bekimit në Sarajevë”, deklaroi Tertini.

Tertini u shpreh krenar për realizimin e këtij dokumentari, që sipas tij Bekim Fehmiu e meriton plotësisht t’i kushtohet një punë të tillë.

Ndryshe, Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar që ka luajtur me sukses në filma gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të tij janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat