Ty që arrite pavdeksinë, akademik Idriz Ajeti!

Kultura

Ty që arrite pavdeksinë, akademik Idriz Ajeti!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 15:31
Idriz Ajeti

Një vit nga ngritja n'panteon, nga ngritja n'piadestal, nga përjetësimi i figures markante të gjuhës, kultures dhe letrave shqipe, akademik Idriz Ajeti !

Rilindasi i fundit shqiptar, iluministi shembullor dhe mëndje ndrituri që bëri historinë dhe kulturën kombëtare në fushën e letrave !

Profesor akademik Idriz Ajeti, gojëtar i shquar i gjuhës shqipe, studius unik i letersisë, shqipërues i spikatur i gjuhës amëtare-shqipe dhe Baba i albanologjisë n'trojet etnike n'ish Jugosllavi, me thekes të veqant në Dardaninë antike-Kosovë !

Kastriot i pëndës n'krijimatarinë shkencore në fushën e letrave dhe t'letersië dhe gjuhes bashkëkohore shqipe,
Vigan i fushës mëndimit në kulturë, gjuhë dhe letersi shqipe.

Kolos dhe korife i studimeve albanologjike dhe të albanologjisë, trashegimia e të cilit është një thesar dhe kapital unik intelektual, shkencor dhe kombëtar.

Akademiku që doli n'ball t'pëpjekjeve dhe t'përsiatjeve nacionale të shqiptarëve në trojet e robëruara shekullore n'ish Jugosllavi, në dekadat e fundit të shkullit të kaluar, bashkë me akademikët mëndjendritur të brezit të fundit të Rilindasve t'mëdhënjë, siq ishin, akademik Mark Krasniqi e Fehmi Agani, si krah i djathtë i Presidentit Historik, Dr.Ibrahim Rugova.

Vepra jote, në kujtesën, memorien dhe analet e historisë, kulturës dhe letresisë shqipe do jetë prezente për aq sa do flitet e shkruhet shqip mbi këtë tokë.

Falemnderit për jetën dhe veprën n'sherbim t'kombit & atdheut,
Ty që s'vdes kurr, Ty që jeton prore, Ty që t'pavdekshëm t'bënë vepra kapitale, në dije n'shkencë dhe n'kulturë, profesor dhe akdemik, Idriz Ajeti !

L A V D I

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat