Vulë e dashurisë

Kultura

Vulë e dashurisë

Nga: Jan Kosova Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 19:34
Jan Kosova

Nuk duhet të mendoni se i humbi vula poetit
Se poeti nuk zhduket dhe as nuk bie në gjumë
Poeti është sikur kroi, është sikur valët e detit
Herë nuk dëgjohet fare, herë dëgjohet shumë

Ndoshta jam poet por një vulë nuk e posedoj
Ani pse shumë epitete më kanë dhuruar mua
Sikur ta kisha një vulë një jetë të më shoqëroi
Përmbajtja e asaj vule do të ishte: "Të dua".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat