Jeta më e bukur

Kultura

Jeta më e bukur

Nga: Jan Kosova Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:16
Jan Kosova

Nga fjalët e zemrës sime vargun e formëzoj
Mundohem që fjalët: "Të dua", brenda t'i ketë
Unë, edhe mijëra poezi tjera të shkruaj ëndrroj
E megjithatë secila poezi e fundit mund të jetë

S'dua që në ndonjë ditë dashuria të na mungoj
Dua që çdo ditë sa më shumë dashuri të ketë
Unë të të dashuroj dhe mijëra ditë tjera ëndrroj
E megjithatë secila ditë e fundit mund të jetë

Duhet më shumë ta duam këtë jetë të shenjtë
E ku mundemi botën në të mirë ta ndryshojmë
Se dashuria është në jetë gjëja më e shtrenjtë
E jeta më e bukur sa më shumë që dashurojmë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat