Kalendari i zemrës

Kultura

Kalendari i zemrës

Nga: Jan Kosova Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Dhe nuk do të ishte mirë vëtëm të festojmë
Të dashurojmë më shumë do ishte e drejtë
Kalendarin e zemrës njëherë ta ndryshojmë
Se edhe zemra e ka një kalendar të fshehtë

Ditët e kalendarit shpesh i kam ngatërruar
Se shumë dinamike na është bërë kjo jetë
Kalendarin e zemrës moti e kam ndryshuar
Në çdo ditë jete është data katërmbëdhjetë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat