“Kopshti Nexhmije Pagarusha”, mbjellën 100 pemë në Tiranë për të nderuar figurën e bilbilit të muzikës

Kultura

“Kopshti Nexhmije Pagarusha”, mbjellën 100 pemë në Tiranë për të nderuar figurën e bilbilit të muzikës

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 12:46
Nexhmije Pagarusha

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ndërroje jetë me 7 shkurt, ndërsa po vazhdon të përkujtohet në mënyra të ndryshme.

Edhe qyteti i Tiranës e ka nderuar figurën e këngëtares nga Kosova duke ia dedikuar një kopsht të mbjella 100 pemë artistët së madhe të muzikës.

Të pranishëm gjatë mbjelljes së pemëve ishte krytari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli dhe Vjoleta Kajtazi

“Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqeni. Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopsht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë. Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Kujtojmë që Nexhmije Pagarusha u varros në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë të Malishevës në një ceremoni private mortore, ashtu siç kishte lënë amanet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat