Ansamblet e Gjilanit, Kumanovës e Preshevës performojnë për nder të 12-vjetorit të pavarësisë

Kultura

Ansamblet e Gjilanit, Kumanovës e Preshevës performojnë për nder të 12-vjetorit të pavarësisë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Në vazhdën e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Gjilan është mbajtur Festivali i këngëve dhe valleve “Gjilani Fest 2020”, aktivitet ky i organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Para publikut gjilanas, sot kanë performuar, Ansambli Gjilani, Ansambli Bajram Shabani nga Kumanova dhe Ansambli Presheva, nga ky qytet i Kosovës Lindore.

Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës në Gjilan, në emër të Lutfi Hazirit, e ka shpall të hapur këtë festival, duke thënë se kjo komunë ka qenë gjithmonë qendër e kulturës, por që ky epitet është vulosur në vitet e fundit.

Nesër, në 12-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari Haziri me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe te varrezat e qytetit, ndërsa do të mbahet edhe një akademi për nder të ditës së mëvetësisë së Kosovës, ku edhe do të ndahen çmimet, Nderi i Qytetit dhe Heroinat e Qytetit, në sallën e teatrit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat