Kosovë të dashurova me sy fëmije

Kultura

Kosovë të dashurova me sy fëmije

Nga: Helena Halilaj Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:50
Helena Halilaj

Prej teje mësova që fëmijë dashurinë për lirinë. Në qytetin tim të vogë që u bë prehër i madh.Pë ty kujtimet më të forta i ruaj në qendër të zemrës e i takoj shpesh sa herë shkoj në Kukës, sa herë fryjnë mbi ballin tënd erërat e mallit. Më merr malli për fëmijërinë time kur ne jetuam sëbashku, sa mirë ishim dhe pse ishte kohë lufte, pritjeje.

E kujtoj gjithmonë atë pranverë që celi lirinë tënde. Sot Kosovë, a po lodhesh Kosovë, bija ime e mundueme, e rritur pa gjirin e nanës, por me vajin e saj mbete gjallë. Kosovë flas shpesh për ty, e më rri në mendime si dashuria të cilës s'kisha kurrë me i ik, as me ju trembë, ti je dashuria e çdo indi ku flenë trimat.

Me të dashtë ty duhet guxim, po aq guxim sa me të pa buzëqeshjen e lirshme në shtatin tënd të bukur. Kosovë a mundesh më e fortë me u bë nesër, po mundesh, kur varret lule kanë me lulëzue për sytë e fëmijeve që gezojnë sot. Ti na mësove çfarë arome të rëndë ka liria, të mbërthen shpirtin e nuk t'a zëvendëson asgjë. Me ty nisën udhëtimet tona më të bukura, të pafundme, të pandashme. Kosovë të du si para njëzet vitesh kur të dashurova me sy fëmije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat