Aktorja Makfire Miftari yll në rritje i kinematografisë ndërkombëtare

Kultura

Aktorja Makfire Miftari yll në rritje i kinematografisë ndërkombëtare

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:46
Makfire Miftari

Aktorja nga Kosova, Makfire Miftari ka marrë çmimin Best Leading Actress në London International Film Festival, për rolin kryesor në filmin “Un Ati”.

Flmi është realizuar nga shtëpia filmike FilmaKS dhe Prussia Lane nga Britania e Madhe.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Edicionit të V London International Film Festivalë u mbajt me një mbrëmje gala në Hammersmith të Londrës.

Për aktoren kryesore në film të huaj të nominuara ishin Mathilde Lin (Tomorrow’s star), Rigo Yoshioka (The Stars my Destination) , Megumi Sekine (Tokyo offerings flower) ,Makfire Miftari (I Father), Silvia Espigado (No news) ,Alexandra Domanska (Taxing Love), Leon Lukas Blaschke (The wall between us) dhe Aleyson Shu.

Juria e Festivalit përbëhej nga emra te mirenjohur te kinematografise nderkombetare perfshire Alice Krige, Golan Ramraz, Maggie Anwar, Rebecca Grant dhe Sandip Soparrkar te cilet kane ndare çmimet kryesore të këtij festivali.

Pasi mori çmimin si aktorja më e mirë e huaj, Makfire Miftari u shpreh së ndjehet e lumtur që pranon këtë çmim dhe ua dedikoj atë të gjithë të rinjve anembanë botës që përpiqen të tejkalojnë sfidat e kohës qe po jetojmë, ne veçanti të rinjve të Kosovës, me shpresë për një të ardhme më të ndritur.

Filmi “Unë Ati” (I Father) trajton temën e një të riu që përballet me humbjen e babait. Filmi “Unë Ati” po ashtu ka marre edhe çmimin për aktorin me te mire ne rol epizodik, i cili iu nda aktorit Besim Ajeti Filmi “Un’ati” i prodhuar në Kosovë në vitin 2018 nga FilmaKS me regjisorin britanik Mark Norfolk dhe ekip kosovar deri më tani ka marre pesë çmime ne festivale ndërkombëtare në Los Angeles, Milano dhe Londer.

Filmi vazhdon rrugëtimin e suksesshëm ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat