Pse e kanë statujat egjiptiane hundën gjithmonë të thyer?

Kultura

Pse e kanë statujat egjiptiane hundën gjithmonë të thyer?

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:06

Kuratori i artit Eduard Bleiberg, kur dëgjoi për herë të parë pyetjen ‘Pse statujat egjiptiane e kanë hundën e thyer?’ u çudit pa masë. Ai gjithmonë e kishte marrë si të mirëqënë që statujat ishin të dëmtuara nga koha dhe nuk e kishte vënë re që ishte hunda ajo që mungonte më shpesh.

Kjo ishte pyetja që e bëri atë të niste kërkimet e tij shkencore. Hunda do të ishte pjesa e parë që do të binte në një skulpturë 3 dimensionale, por në shumë raste hunda jo vetëm ka rënë, por është shtypur ose goditur.

"Vazhdimësia e këtyre rasteve na bën të mendojmë që është e qëllimshme," shprehet ai. Bleiberg thotë se në Egjiptin e lashtë besohej se imazhi i një personi mund të mbante vetë shpirtin e tij, edhe pas vdekjes. Këto raste vandalizmi duhet të kenë pasur si qëllim uljen e fuqisë së personit në fjalë.

"Egjiptianët besonin se mbretërit tokësorë duhet të furnizonin Zotat, të cilët në këmbim do të ndihmonin Egjiptin. Varret dhe statujat ishin pika e lidhjes mes Zotërave dhe njeriut. Pjesa e dëmtuar e trupit nuk është më e aftë të bëjë punën e saj. Prishja e hundës e ndalon atë së marri frymë."

Ky vandalizim zhvillohej nga vjedhësit e varreve, të cilët kishin frikë nga hakmarrja e të vdekurit, ose nga kundërshtarët e personit.

Bleiberg thotë se i njëjti fenomen shihet dhe në kohët e sotme, ku imazhi i një personi mban dhe fuqinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat