Cjapi te kasapi

Kultura

Cjapi te kasapi

Nga: Fatmir Lohja Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 08:00
Fatmir Lohja

Dikush thotë është përrallë, e një tjetër thotë se është e vertetë. Do u tregoj ngjarjen, që e kam dëgjuar me veshët e mi,nga një shkrimtar,që bën be, e rrufe,se është e vertetë, si kafeja që po pinim te klubi i lagjes.

Me kënaqësi maksimale ,deputeti i zonës më lajmëroi , të dorëzoja te shtëpija botuese X romanin tim të fundit. Kush shkruan më kupton, se tërë natën e gdhiva nga gëzimi. Pa gjumë mbeten edhe fëmijët e gruaja,se nuk m’u ndejt pa ua dhënë lajmin e gëzueshëm.

Pesë minuta , përpara orës se caktuar,u gjënda shend e verë te redaksia. Informacionistja më la të prisnja pak, në një kolltuk të rehatshëm, sa të lajmëronte gruan e pronarit. Nuk më pëlqeu njoftimi i saj. Sipas thënieve të deputetit , duhej të më priste pronari. Nuk vonoi shumë. Përpara më shfaqet një grua simpatike. Si e përcakton malësori:” I kishte tana të pagume!”

U mundova të qetësohem, me arsyetimin,se me një grua të bukur do të merresha vesh me shumë, se me një pronar të gjithditur, grindavec ,apo koprac. Me shumë ëmbëlsi, pasi tokëm duart, më ftoi në zyrë. Konforti i saj m’i mori mendtë e kokës. Në asnjë shtëpi, të kolegëve shkrimtar, nuk e kam parë atë luks.

Tek ne nuk ka para!- më tha pa filluar të pija kafenë.

Bëra sikur nuk e dëgjova . Ma përsëriti me tonalitet më të lartë. Ndoshta ka menduar se jam shurdh.

Kam ardhur për bashkëpunim, për të shkuar pranë lexuesit, dhe jo për të lypur para,- i përgjigjem me vendosmëri.- Ndoshta nuk jeni në dijeni, por deputeti, që ka folur më bashkëshortin tuaj, këtë gjë i ka kërkuar për mua.

Pse ka ndërhyrë deputeti u prita unë. Do u prezantoj me kryredaktoren! Ajo do të tregojë te gjitha kushtet tona! - dhe u ngrit në këmbë me shumë energji.

Si çapaçul , iu ngjita pas. Aroma e saj më vinte këndshëm në hundë. Zyra e kryeredaktorit ku e ku me luksin e zyrës ku më pritën. Me kryredaktoren mund të ishim moshatarë. Gruaja e pronarit, më prezantoi si mikun e deputetit,dhe pa zënë vend unë, si rrufeja doli jashtë.

Kryredaktoria në fillim u prezantua vetë.Më dha informacion të gjatë,i panevojshëm për mua.Kur i tha të gjitha,u kujtua të më pyes se kush jam . Nisa të prezantoj CV- inë time. Më dëgjonte më shumë mospërfillje. Nga shikimi i saj, i rashë shkurt, për të treguar se kush dreqin jam.

U prezantuam. Tani të fillojmë nga puna!- nuk iu durua më.- Ta nisim nga fillimi ! Proçedurat tona janë këto. Romanin, që kërkoni ta botojmë , ku e keni?

E kam në flesh disk.

Shumë mirë. Ma jepni! Për ta lexuar , si paradhënie dua pesëdhjetëmijë lekë!- dhe më tregoi fleshin , për të më bindur, se është i imi, por në dorë të sigurtë.

Të tregova, se jam me profesion ekonomist. Kjo shumë është me të reja, apo me të vjetra,- e thumbova papritmas.

Që mos të ngatërrohemi më, do të flas tani ,e tutje , vetëm me euro. Dua pesëdhjete euro kapar!

Pse e ngrite çmimin me njëzet për qind me një dorë?

Vetë e kërkove në euro.

Ne ero e kthyet ju dhe jeni në kundërshtim me ligjet tatimore. Mendoj, se gjatë leximit, do u jap kënaqësi estetike. Ju përse e kërkoni kaparin?

Paradhënien , zonja e nderuar, e donte thjeshtë për xhepin e saj. Më premtoi, se pas leximit, me shkrim, do të më njoftonte nëse bën,apo nuk bën libri im për t’u botuar. E kuptova në çast, se pesëdhjetë eurot ,do të më fluturonin, duke më lënë në ankth, nëse libri do t’i pëlqente, apo nuk do t’I pëlqente zonjës përballë, ndoshta pa e lexuar asnjë rresht,ose edhe diagonal.

Nuk e ndërpreva më. Listoi shpenzimet, që duhej të paguaja pas kaparit. E pashë mirë që ishim larg për bashkëpunim , dhe nuk do të binim në ujdi . Ajo fol e unë shkruaj. Në fund doli shuma trëmijë e pesëqind euro, për pesëqind kopje.

Pa paguar këtë shumë, ne nuk nisim nga puna,- e mbylli në fund.

Sa mendon t’i vëmë çmimin librit?

Ne nuk na intereson.

Pse në botimin e parë duhen pesëqind kopje?

Ne nuk botojmë më pak se pesëqind kopje.

Ta zëmë se ramë dakort. Paratë e shitjes së librit, për sa afat m’i ktheni?

Kush të premtoi ,se ne do të merremi me shitjen e librit? Atë punë do ta bësh vetë, duke shkuar nga shitorja ,në shitore.

Më fal. Më duket se nuk u kam kuptuar. Bashkëpunimi autor, shtëpi botuese ku është, se në rastin konkret nuk po e shoh askund? Nga ju kërkoj bashkëpunim, për të shkuar te lexuesi, meqë i keni të ngritura strukturat për shitjen e librave. Ju lutëm , ma jepni fleshin, se gabova që u a dhashë, pa dëgjuar kushtet e juaja!

Si me zor, nga nazet e saja,e rifuta fleshin në xhep. Nga veprimi im, nisi të ndryshojë në fytyrë. U bind , se pesëdhjetë erot a asaj dite me shi, i fluturuan nga duart. Nisi të më afrojë kompromise, si te pazaret e gjësë së gjallë. Ajo fol, e unë shkruaj në lekë, në fund, sipas llogaritjeve,ajo e uli deri në dyqindepesëdhjetëmijë lekë.

Më shumë se kaq nuk mund t’u ndihmoj , – më drejtohet në fund, e bindur se ma mbushi mendjen.

Po pranoj , se përkohëshit, nuk keni mjete xhiro . Po u zhbllokoj . Dua ta di, se kur më kthehen paratë e shitjes së pesëqind kopjeve? Ndryshe nuk mund të nënshkruaj ndonjë kontratë me ju, - e sqarova me zë të ulët.

Nuk i kuptoj termat e eknomistëve. Ne nuk merremi me shitje librash. Ma jep fleshin ta lexoj librin! Nëse do të më pëlqejë shumë, do të ndihmoj edhe në shitje.

Deri tani u betove, se nuk ke asgjë në dorë,pse po bën këtë ofertë?

Pesëdhjetë auro nuk t’i fal askush sot.

Edhe unë me mend e juaja jam. Arthur Schopenhauer thotë:”Kur blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po blini edhe kohën për ta lexuar atë.” Ju , për të lexuar librin tim ,kërkoni pesëfishin e vlerës së tij !? Kur mikut tim të afërt,i fal librin, dhe më thotë se nuk kam pasur kohë ta lexojë, nuk merr më dhurata nga unë.

Meqë e pashë se qemë larg në mendime, u mundove ta kthjelloj ,se çfarë do te thotë bashkëpunim ekonomik. Për të më kuptuar zonja, rastin e mora te tregu i gjesë së gjallë,se të tilla pazare më afroi. Ka tre dhoje bashkëpunimi: Rasti i para, fshatari shkon te kasapi, me cjap përdore. Bëjnë pazarin për shitjen e cjapit. Në këtë rast paguan kasapi, dhe fshatari me paratë shkon në punë të vet. Rasti i dytë,fshatari i kërkon kasapit që t’i thërë ,dhe t’i rjepë cjapin. Pas pazarit, paguan lekët në dorë fshatari. Rasti i tretë, kasapi i kërkon fshatarit një kofshë mishi nga cjapi. Në këte rast bëhet diferenca midis çmimit të punës së kasapit, vlerës se lekurës,dhe mallit që shet fshatari. Pas llogaritjeve paguan diferencën ai që ka vlerë më të madhe.

Nuk di nëse jam i qartë? – e pyes papritmas.

Asgjë nuk kuptova. Jeni shumë banal në krahasime, -më përgjigjet me turi të varur.

Përralla na tregon se cjapi shkoi vetëm, me mburrje te kasapi. Unë nuk e lashë cjapin të vinte vetëm. Në fillim gabova, kur u dhashë fleshin. Nuk i dija kushtet e juaja, prandaj për pak çaste e lashë të vetëm,në duart tuaja. Nuk kam më kohë të merrem me ju! - dhe u ngrita në këmbë.

I futëm në zyrë gruas së pronarit. Me buzëqeshje të sforcuar, e njoftoj se u morëm vesh bukurmirë.Pa dalë jashtë nga redaksia, nusja e pronarit me nxitim u drejtua te zyra e kryeredaktores. Dola jashtë me shpejtësi. Sa vendosa këmbën ne trotuar u zotova:” Nuk do të blej më as libra,nga kjo shtëpi botuese.” Të jeni të bindur se fjalën e mbaj,se jam njëzetekatër karat shqiptar.

Mirë mor burrë ,ta zëmë se është e vertetë ngjaria. A mund ta përcaktosh, se cili është cjapi në këtë histori ?- e pyes shkrimtarin, pa mbushur ende me frymë.

Mendjen harllëk e ke,- me përgjigjet duke qeshur.- Nuk mund të rrish pa thumbuar. Nga entuziazmi në fillim cjapi isha unë. Mendoj se për këtë tjetërsim , më dha një dorë deputeti i nderuar. Më pas m’u duk se libri u konvertua në cjap, se m’u kujtua eksperienca e Latifit.I dhanë në dorë librat, të gjymtuara ,tre vite pasi pati paguar paratë. Nga katerqind faqe,pas redaktimit, e nxorrën librin me dyqind faqe.Nuk merret vesh se çfarë kanë lënë në te, sa atij i vjen turp ta nxjerrë në shitje. Besoj se je i bindur se kasapi është shtëpia botuese. Ne shkrimtarët,pse nuk bashkohemi, na masakrojnë kasapet e kulturës.

Nga që jam i dyzuar,e hodha në letër. Lexuesi i nderuar,e përcakton më saktë, nëse është përrallë, apo e vertetë!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat