Letrat e zjarrta të Heminguejt me aktoren e njohur që zgjatën derisa shkrimtari vrau veten

Kultura

Letrat e zjarrta të Heminguejt me aktoren e njohur që zgjatën derisa shkrimtari vrau veten

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:12
Heminguej, Marlene

“E dashur Marlene, unë të dua vazhdimisht dhe të admiroj. Kam llojlloj ndjenjash të përziera për ty. Të lutem dije këtë, dije se të dua dhe nuk mund të të harroj asnjëherë. Mund t’i ndjej të rrahurat e zemrës, gjithnjë…”, i shkruante me zjarr Heminguej aktores holandeze. Dhe kjo ishte vetëm njëra nga letrat e shumta që ai i shkruante asaj.

Kjo letër e Heminguejit iu drejtua aktores Marlene Dietrich. Heminguej ishte vetëm njëri nga shumë persona që i dërgonte letra aktores bukuroshe. Ata e mbajtën shoqërinë për 30 vjet.

Këtë letër të zjarrtë ai e shkroi më 12 gusht të vitit 1952, disa muaj pasi shkroi veprën “Plaku dhe deti”.

Shkrimtari dhe aktorja u takuan për herë të parë në vitin 1934, si pasagjerë. Ai po kthehej nga Afrika ku ishte me gruan e tij të dytë, ndërsa ajo po kthehej pasi vizitoi të afërmit në Gjermaninë naziste.

Marlene e tregoi tërë historinë më vonë sesi u takuan. Ata vazhduan të kenë korrespodencë të fortë, gjithnjë flirtuese, derisa shkrimtari vrau veten në vitin 1961. Siç përshkruhet më vonë nga Spanieri, dashuria e tyre ishte platonike.

“Ata pretenduan se asnjëherë nuk ishte koha e duhur që të bashkoheshin, e megjithatë mbetën miq shumë intimë”, thotë ajo.

Sipas saj, ata biseduan për familjet e tyre, punën dhe ndjenjat që ushqenin për njëri-tjetrin. Ata kishin njëfarë skeme fantazie mes tyre.

Romancieri amerikan njihet për stilin e tij të të rrëfyerit, por letrat kanë njëfarë sharmi, siç thotë Spanier. Në letrat e tij ai i hedhë mendimet dhe ndjenjat krejt spontanisht, kur i lexon letrat e tij do të gjesh ndjenja të ndryshme, ku përfshihet humori, dashuria e fortë e tij e shprehjet nga zhargoni.

Letrat e tij për Marlenen janë shumë të dashura dhe me plot humor. Ai i firmos gjithnjë letrat e tij me “Papa”, e nganjëherë i referohet asaj si “Krauti im i vogël” apo “bijë”. Siç tregon Sandra Spaniher, Heminguej iu referohej shumicës së grave të reja në këtë mënyrë.

Heminguejin dhe Marlenen i lidhte përvoja e tyre në Luftën e Dytë Botërore, kur ai ishte korrespondent dhe ajo mbante shfaqje në USO.

Në një letër tjetër ai i shkruan “Ne duhet të mbajmë kontakte të mira, edhe pse jam më i vjetër dhe ti më e re, ne jemi ndryshe nga të tjerët”, duke vazhduar “jeta është përgjithësisht e vështirë”…

Gjatë vitit ’40, ata rrinin jashtë hotelit “Ritz” në Paris, aty ku ai do t’i dhuronte një poezi që ai e kishte shkruar për vdekjen. Me zemër të thyer ai i dha poezinë asaj teksa vet më vonë do të bashkohej me një njësi të këmbësorisë, në të cilën për 24 orë vdiqën 67 burra. Por jo, Heminguej.

Ajo më vonë do t’i plotësonte kërkesën e tij duke ia lexuar poezinë në hotel dhe siç thuhet të gjithë u përlotën teksa e dëgjuan, përfshirë edhe Marlenen që e lexonte.

Kjo marrëdhënie interesante e tyre ishte gati e përsosur. Ata kishin personalitete të forta, dhe gjithnjë u duhej të luftonin me famën e tyre në mënyrë që të krijonin një hapësirë private. Vërtet, ata e respektuan thellë njëri-tjetrin.

Maria Riva, vajza e Marlenes, në biografinë e saj shkruan: “Për nënën ai ishte njeri i veçantë. Ai ka qenë çdoherë njeri me imagjinatë të jashtëzakonshme, nënë time e adhuronte dhe ishte i bindur se ajo për të qe shoqja më e mirë ndonjëherë. Ai e adhuronte për inteligjencën e saj, natyrisht për bukurinë dhe sharmin krahas krenarisë së saj të ndrojtur”.

Letrat e Heminguejit janë në ankand, dhe definitivisht ky partneritet mes tyre është njëri nga më interesantët në tërë shekullin XX. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat