Tingëllimë

Kultura

Tingëllimë

Nga: Dibran Demaku Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:42
Dibran Demaku

 


-Nëse s`kthehem në këtë tokë!-thoshte dikur një miku im
-Mos më numëroni ndër të gjallët,më dënoni me harrim!
Vitet ikën ai s`u kthye e la peng një premtim
larg nga toka që e lindi s`gjeti tjetër veç-mashtrim!

-Ruaju biro lakmisë!-thuhet në një Urti të vjetër
-Sa më shumë që të kesh-je më pak i vetëvetës!
S`deshëm këshillën të dëgjojmë-u nisëm rrugës tjetër
veç mashtrimit të përkohshëm-nuk i morëm asgjë jetës!

Larg diellit të vendlindjes,metropoleve nëpër botë
stisim vargje pa simbole,pa metafora, me pak rimë
kërkojmë shteg e nuk e gjejmë,shuajmë dhembjen në një gotë
ëndërr-shpuar,shpresë-humbur,jeta ikën-Tingëllimë!...

Shpresat

ngaterruar keq jane adresat
keputur ne mes jane dhe shpresat
nuk ben me pune as enderr e gjumit
befasisht shterruar ka dhe uji i lumit

rrugicave te shkreta te trotoarit
fikur eshte dhe drite e fundit e fanarit
perfunduar gjithcka ka ne terr
vec merimanga me nge rrjeten e tjerr...

Rrugëtim

prit e prit e prit e prit
u thinjën dhe flokët
ec e ec e ec e ec
u rralluan dhe shokët

prit e prit e prit e prit
dhe ëndrra venitet
ec e ec e ec e ec
u ngatërruan dhe vitet

prit e prit e prit e prit
u bëmë si të marrosur
ec e ec e ec e ec
rruga nuk paska të sosur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat