“Lahuta e Malcis” botohet në frëngjisht

Kultura

“Lahuta e Malcis” botohet në frëngjisht

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:46
“Lahuta e Malcis”

Në Lezhë është promovuar përkthimi në gjuhën frënge i kryeveprës së At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis” nga studiuesi Abidin Krasniqi.

Rreth 15600 vargje të shkruara në gegnisht, i morën afro 3 vite kohe që ti përkthente e ti përshtaste në frëngjisht.

Të pranishmit në këtë aktivitet, studiues, publicistë, aktorë e personalitete të fushave të ndryshme vlerësuan këtë përkthim që vjen pas anglishtes, gjermanishtes dhe italishtes.

Abedin Krasniqi me prejardhje nga Kosova dhe i lindur në Francë, tregon se fakti që në familje flisnin gegnisht e ka ndihmuar që të kuptojë më së miri vargjet e Fishtës.

“Lahuta e Malcis” vjen në gjuhen frënge, pas botimit më parë në anglisht dhe gjermanisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat