Këpucët

Kultura

Këpucët

Nga: Fatmir Lohja Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 08:24
Fatmir Lohja

Luli me Gimin, dy shokë fëmijërie, do të shkonin për trajnim në Paris. Gimi dilte për herë të parë në Europë. Përpara se të niseshin, i kërkon këshilla Lulit, meqë ishte më i shetitur. Luli i jep dy këshilla , më qellimin e mire, që shoku të bënte edhe trajnimin, edhe qejfin : “ Të mos nisej nga Rinasi me këpucë fringo të reja ! Në Paris të mos e konvertetonte Euron me lekun, se do ta merziste veten shumë! ” Gimi te dy këshillat i konsideroi lehtësisht të realizueshme.

Lulit, në Rinas ,i ra në sy menjëherë, që shoku mbante të veshura këpucë, të sapo dala nga kutia e dyqanit. Meqë u grumbulluan pjesmarrësit në trajnim, nuk i ra në sy . Në një moment kur qenë vetëm,Luli,për t’i hequr emocionet e udhëtimit të parë Gimit,i sugjeroi:”Do të hapim një konkurs. Fiton darkën, kur të kthehemi në atdhe, se kush tregon barcoletën më të bukur nga ne, vetëm për kohën që do të jemi në Francë. Çmimin do ta japin gratë tona.” Gimi e pranoi garën me kënaqësi,sepse qe i binur se ka më shumë humor se shoku Lul.

Nga Rinasi u ulën në Milano. Pas katër orëve në tranzit,u nisën për Paris. Kur po zbrisnin nga Avioni në Parisi, këpucët ngritën kokën. Gimi nuk mund të ecte me ato veshur. Këmbët e majisura nuk mund t’i fuste më të këpucët e reja me ekelit. Lulit i ra në sy ,që Gimi ,si në Milano, edhe gjatë fluturimit për në Paris,shkoi shpesh në tualet.E justifikoi me emocionet e udhëtimit, dhe me alkoolin e shumtë që konsumoi.

Nuk ngrihem dot. Më jep këpucët tuaja, se të mijat nuk më futen më në këmbë!- iu drejtua Gimi ,për ndihmë Lulit.

I kam këpucët me numër dyzetedy, - përgjigjet Luli me sinqeritet.

Shumë mirë. Janë fiks për mua ,në gjendjen që jam.

Ju i keni kepucët numër dyzet.Si ta merr mendja se mund të futën këmbët e mia?

Futi si shtata te trembëdhjeta,se nuk po të gjen gjë deri në hotel !

Nga këto thënie, Luli e pa që shoku ,nuk qe mirë nga mendt e kresë.U shqetësua. Nuk po dinte se si të reagonte në ato momente.Nuk kishte faj. Një bisnesmen i; suksesshëm; pashëm; gjatë; ngrire me veshje të reja:” Shumë po ndriste, e pak po ngrohte në ato çaste.”Stjuardesat u larguan të lemeritura, kur panë këmbë jashtë këpucëve.

Edhe ne Milano,edhe në këtë avion,shumë shpesh shkove në tualet. Ke ndonjë shqetësim?- e pyeti Gimin me merak.

Po. Kam shkuar të qetësoja me ujë këmbët, nga dhimbjet e shtrengimit të këpucëve.

Me ujë të ftohtë, apo me të nxehtë i lave këmbët?- e pyet Luli duke qeshur , se u lirua nga trishtimi.

Me ujë të nxehtë.

Na e paske djegur gomarin.Po pse veprove kështu?

Më jepte shumë kënaqësi uji i ngrohtë.

Me këto veprime ke hedhur poshtë shkencen e fizikës.

E pse?- e pyeti me habi Gimi.

Materia bymohet kur ngrohet,e tkurret kur ftohet. Këtë e dinë edhe kalamajt e tetëvjeçares.Kjo është arsyeja,që këmbët nuk të futen më te këpucet e reja.

E si të bëj?

Fut vetëm shputat e këmbëve në këpucë,dhe ec në majë të gishtave si baletmaestrot. Kur të ftohen këmbët,do të tkurren, dhe do të zënë vetë vend te këpucët e reja, si në mëngjez kur dole nga shtëpija. Nuk ma dëgjove këshillën, që të dhashë pa u nisur.

Këpucët m’i bleu nusja.Nuk pranonte të fëlliqej nga parizienet,pse burra i saj nuk i ka këpucët e reja.Ti e di mirë që gratë, i kam dobësi, prandaj nuk i kundershtoj asnjëherë.

Ngrihu se mbetëm të fundit në avion! Mbeshtetu te unë, e ngadalë-ngadalë të zbresim shkallët e avionit.

Nga meraku i vonesës se shokëve, u afrua kryetari i grupit. Sëbashku me Lulin , e ngritën në hava “baletmaestron”. Në autobuzin, që të dergon në terminal nga avioni, e rehatuan në një sedile të re. Grupi u shqetësua kur panë gjendje e shokut. Femrave u vesuan syë nga dhimbja,kur e panë të ngratin në çfarë gjendje qe .

Ne shkodranët e kemi nje shprehje të vjetër:” E je i marrë, apo të vrasin kpuctë!?”- e lëshoi silurën lirshëm Beni

Si grup i kapi një gaz në marri. Vendasit u çuditën me ndryshimin psikologjik të shqiptarëve. Ai që e dëgjon për herë parë, i duket pyetje e çuditshme, dhe ka të drejtë të habitet. Arsyetimi del nga truri, i cili strehohet në kakfkë, pra në ekstremin e lartësisë së njeriut. Këpucët veshin këmbët, që janë në ekstremin e poshtëm të trupit. Duken si larg për të ndikuar te njëra- tjetra!

Kur erdhën çantat nga avioni, Beni,si shkodranë dem- babadem, nxorri një palë këpucë rrezervë. Me numrin dyzetedy e kryen punën në vend. Me veshjen e këpucëve të Benit, si Gimi,edhe grupi u qetësuan bukurmirë.

Këtë tragjedi, kur erdhën në atdhe, Luli ,në sy të grave, e tregonte si komedi, duke u mbështetur te humori shkodranë. Sa më shumë i lavderonte ata për zgjuarsi , aq më shumë qeshnin gratë, nga çfarë dëgjonin.

Luli, meqë po e shihte se fitoren e kishte në xhep, vazhdoi ta tirrte edhe më tej. Si në eroportin Sharl Degol, me kapacitet me dymiljon pasagjer në ditë, edhe pesëmbëdhjetë ditë varavingo në Paris, bënte be e rrufe,me seriozitetin më të madh, se asnjë njeriu te gjallë, nuk i ra në sy,se çfarë kepucësh kanë veshur shqiptarët.

Gimii ia dorozoi këpucët Benit në Rinas, ndonëse në Paris shpesh i dilnin nga këmbët, ose nga maja e gjatë, pengohej në trotuar, gati sa nuk rrezohej sa gjerë e gjatë te këmbët e parizienëve. Berryli i Lulit ishte i vetmi shpetimtar në të tilla çaste të frikshme. Gratë, nuk mbaheshim më në tavolinë, kur Luli tregoi pse Gimi nuk bleu këpucë të reja në Paris. Në kundërshtim me porosinë që i dha, në çdo moment ,konvertonte euron me lekun. Edhe kafeja i dukej e shtrjetë.

Kur nuk hante e pinte ushqime, që kushtonin me cent, si ua merr mendja se zoti Gim do të blente këpucë me çmim mbi njëqind euro?- e mbylli me pyetje historinë Luli.

Për anektodën e parë,nga udhëtimi në Francë, gruaja e Gimit e përcaktoi Lulin fitimtar. Vendosi veton ,për të paguar darkën e asaj nate. Luli më shumë u gëzua nga theniet e saja,se për pagesën e tavolinës.Për herë të parë,në jetën e vet, po shihte, e po dëgjonte një grua ,që i mori përgjegjësitë mbi vete.Për anektodat e tjera , që i nxorrën shoku-shokut, dhe cili fitoi,do u tregoj një herë tjetër, meqë lexuesi i nderuar,nga teknologjitë e kohës, nuk po ka deshirë të lexojë gjatë, si qëmoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat