E paarritshme

Kultura

E paarritshme

Nga: Zymer Mehani Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:00
Zymer Mehani

E paarritshme është lartësia ku u ngrite.
Vetëm Ti arrite Të ngjitesh atje.

Është fare e kotë dhe krejt humbje kohe,
Se s’mund ta mbajmë hapin, me Ty, o Promethe.

Vetëm zëri i mekur i popullit të robëruar,
Ty ta dha guximin dhe të trimëroi.

Vetëm dashuria që pate për Kosovën,
Të dha shumë fuqi dhe të pavdekësoi.

Monument i gjallë je në zemrat tona,
Krenari e kombit , nip i Skënderbeut.

Për lirinë e popullit në burgje u burrërove
Diçka që s’ka ndodhur te popujt e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat