Vlora Dumoshi ka uruar Leze Qenën për ditëlindje: 85 vite krenari

Kultura

Vlora Dumoshi ka uruar Leze Qenën për ditëlindje: 85 vite krenari

Nga: A.SH Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 21:52
Leze Qena

Sot aktorja e dashur për të gjithë neLeze Qena mbush plot 85 vite.

Ministrja e Kultursë, Vlora Dumoshi, ka uruar aktoren duke thënë se Leze Qena për 85 vite jetë, ndërtoi ëndërra të bukura për secilin nga ne.

“Thesar i çmuar për skenën e teatrit, kujtimet e bukura nuk din të largohen nga ne sepse ngelen gjithmone në mendjet tona”, ka shkruar Dumoshi.

Shkrimi në Facebook:

85 vite krenari, Leze Qena!

Janë disa momente ku secili prej nesh nuk di se çfarë ndjen, është diçka që nuk di ta shpejgon me fjalë, por kur frymëzimi ishte larg për ne, ishte në zemrën tënde.
Momentet, kënget, fjalët e çdo gjë tjetër e juaja ishte romani me përplotë imagjinatë.
Thesar i çmuar për skenën e teatrit, kujtimet e bukura nuk din të largohen nga ne sepse ngelen gjithmone në mendjet tona.
Një aktore që prek çdo mrrekulli, që nuk u dorëzua kurrë prandaj shpresa është shpirti yt i dytë.Një buzëqeshje e juaja përshkoi historikun e teatrit Kosovar.
Për 85 vite jetë, ndërtove ëndërra të bukura për secilin nga ne.
Në periudha të ndryshme kohore; trishtimi ishte ndonjëherë i rëndë për ty, por nga ato portretizove shpirtin tënd të bardhë.
Për mua më shumë se inspirim, je guxim.
Prandaj unë dëshiroj forcë të përbashkët për të festuar ditëlindjen tënde me shumë buzëqeshje, vitet e mbushura me numra shtjellojnë sakrificën tënde për dekada të lumtura!
Veprat tuja do të bëhen realitet i forcës dhe dijes për kombin Shqiptar.
Femra të tilla kemi ëndërruar prej kohësh, do të lësh gjurmë egzistence dhe Leze Qena do të mbetet trashëgimia jonë!

Me shumë dashuri,
Vlora Dumoshi
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat