Kur isha i vogël...

Kultura

Kur isha i vogël...

Nga: Zymer Mehani Më: 3 mars 2020 Në ora: 17:02
Zymer Mehani

Kur isha i vogël,
Vocërrak, çilimi,
Zili seç ua kisha
Moshatarëve t‟mi.

Kishin lodra t’ndryshme,
Topa e gjithçka,
Ne të tjerët s’ kishim,
S‟ishim si ata.

Ne ishim të varfër,
As libra nuk kishim,
Edhe pse të vegjël,
Mirë këtë punë e dishim.

Kish shumë Lula t’ Vocër,
Të Varfra, shumë Lagje,
Kishte dhe Zenela,
Me lotë nëpër faqe.

Njëherë pyeta nënën:
-Pse s’kem bukë të bardhë?!
Ajo m’ përqafoi
Me lotë duke qarë:

-Babi është n’ kurbet
Dhe ende s’ka ardhë…
Ai diku ka shkuar,
Kurrë s’ke për ta parë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat