Duke treguar përralla

Kultura

Duke treguar përralla

Nga: Fatmir Lohja Më: 4 mars 2020 Në ora: 07:54
Fatmir Lohja

Në një natë dimri, me shira , vetetima,në mungesë të energjisë elektrike , nën dritën e një qiriu, gjyshi aviti nipçen dhe mbesen, meqë ishin të vetëm në shtëpi. Nipçja dymbëdhjetë vjeçar ,dhe mbesa dhjetëvjeçare, pranë qiriut, ndonëse me celularë satelitor në dorë,nga mungesa e valëve, nuk mund të eksploronin në internet.

Gjyshi,për t’i shkëputur nga krahët e frikës , mendoi t’u kalonte kohën duke u treguar përralla. E pa që në nisje se nuk qe e lehtë për të komunikuar me fëmijët. Në raste të pakta ka bashkëbiseduar . Epidemia e internetit i ka dinstaucuar nga të rriturit.Bashkemoshataret i ankohen se nipërit i shohin rradhë.Emigracioni i prindërve i ka degdisur anëkend globit. Ndjente një gëzim në gjoks, se fëmijët po i dilnin më të zgjuar,siç e kishte menduar.Të hash buk në një shtëpi,e të mos njohësh nipërit , për gjyshin nuk kishte hall më të madh.E kuptonte deri diku , se në mes dy brezave,ndërmjet është edhe një i tretë. Nuk i ka shkuar asnjëhere ndërmend se” Lisi I Gjakut,”të ndryshonte aq shumë në emancipim me atë.

Përrallat, me temë varfërinë, me nervozizëm nuk pranonin për t’i dëgjuar. Me këtë fakt gjyshi edhe gëzohej, edhe u mërzit pak. Gëzohej, se qe i bindur,se si e ka rritur ai djalin, më mirë se veten ,edhe nipi,edhe mbesa , po rriten më mirë se i jati. Kjo është dialektika e jetës. Përrallat kanë karakter edukativ .Ato e përgatisin njeriun për të përballuar jetën e veshtirë. Gjyshi u merzit pak, nga mungesa e deshirës së fëmijëve për të dëgjuar përralla.

Mendoi t’u tregonte fabula, përsëri e ndërprenë, me aryetimin se i kanë parë , edhe dëgjuar në televizor e internet. Nipçja e pyeste më shumë se mbesa. I mbush mendja se edhe ia qe biramel identik si i jati.

Gjyshi na trego përralla nga komunizmi!-iu drejtua papritmas nipi.

Gjyshi e pa me habi. T’u mbushte mendjen se komunizmi nuk qe përrallë,por një jetë reale, që e jetuan shumë kombe, qe i bindur se do të shpenzonte kohën kot. Dritat nuk po vinin. Koha ecte më këmbët e breshkës. Prinderit e tyre lajmëruan se do të vonohen. Nipçja hoqi çorapin,për të fërkuar këmbën.

Vishe çorapin! Të vjetrit thonë,se kur djali mban të veshur vetëm një çorap, i vdes gruaja shpejt,- i doli nga shpirti këshilla gjyshit.

Pa mbaruar këshillën, në oktavët lart ,qeshnin si nipi, edhe mbesa. Gjyshi u befasua për shkakun e atij gazi të menjëhershëm. Vriste mendjen,se çfarë tha,për të qeshur aq shumë fëmijët. U vranësua në fytyrë. Pamia e tij , fëmijëve u rindezi të qeshurën.

Pyesnin dhe i përgjigjeshin njëri –tjetrit: Nëse do të martohej, kur do ta kryente atë punë? Te dy bënin be e rrufe fëminore, se nuk do të martoheshin asnjëherë, sepse deshironin të rrinin përgjithmonë me prindërit edhe gjyshin. Betimi i fundit, ndonëse e dinte që nuk ishte i vertetë, gjyshit ia hoqi merzinë,nga dashuria që po tregonin fëmijët për të. Gjyshi e kuptonte se ajo këshillë është për të mos u ftohur kalamajt. Nga e qeshura e fëmijëve, gjyshi po habitej ,pse të vjetrit e çonin dëmin aq larg në kohë!?

Gjyshi nisi të mendojë. U dyzua për pak çaste.Të mbante mend e veta, apo ta kërcente vallen me hapin e kalamajve!? Sedra e plakut i mbështeste të vjetrën, por fitoi dashuri për fëmijët . U mundua të glirte paragjykimet e fëmjërisë me reagimet e fëmjëve. Prindërit tanë pse na e jepnin këto këshillë në fëmijëri ?Po unë pse nuk i kam harruar!? E kanë mirë fëmijët që qeshin më të madhe:” I biri pa le, ia ati bën sefe!?” Erdhi gjyshi në formë. I harroi përrallat. Nisi t’u tregojë fëmijëve paragjykimet e brezit të vet në fëmijëri. Atmosfera u bë inkadishente. Koha nisi të vraponte me hapin sprintjerëve.

Shumë kohë për sqarime hëngri këshilla e vjetër :”Mos e hani djathin pa bukë,se u mbushet barku me buba!” E kuptonte plaku që është dhënë nga varfëria. Me shumë veshtirësi u shpjegoi se çfarë janë bubat dhe dëmet që shkaktojnë ata në trup. Kur e kuptuan, fëmijët u zotuan, se tani ,e prapa ,djathin do ta hanin pa bukë, për të mos u shendoshur.U vinte më lehtë se të mbanin djeta, apo të vraponin në rrugicat e lagjes me trafik të renduar.

Nga konkluzionet e fëmijëve, plaku u tkurr për t’i treguar të gjitha paragjykimet e veta. Iu mbush mendja në ato çaste,se me paragjykimin për djathin, po i prishte ekonominë djalit. A mund t’u tregonte fëmijëve këshillën:”Dajaku ka dalë nga xheneti!?”Për vete, e djalin tij, dajaku si mjet pedagogjik,ka dhënë efekte të mrekullueshme në edukim. Si brez,që e ka kaluar fëmjërinë në komunizëm, ku me ligji u ndaluan besimet fetare, nuk e dinte saktë kuptimin e fjalës xhenet.Për brezin e ri,dajaku është diagnostikuar mjet dhune , krejtësisht i papranushëm për pedagogjinë e kohes.Nxënësit e kanë mësuar në shkollë bukurmirë, se prekën të drejtat e njeriut.

Me humor u tregoi fëmijëve,shprehjen kundra dembelizmit:”Mos i lidh duart në bark, se të sjell varfëri!? Në atë natë pa energji elektrike iu kujtua shprehja:”Mos luaj me flakën e qiriut,se urinon natën në krevat!? Pa e mbaruar mirë fjalën fëmijët qeshinin me shpirtë. Nuk e kuptonin se çfare lidhje kishin rrugët urinare me flakët e qiriut. Gjyshi mundohej t’i binte se këshilla jepej ,që fëmijët t’i rrinë larg zjarrit , sepse si uji, edhe qeveria, janë të rrezikshëm.

Për të ndihmuar ekonominë djalit, iu kujtua porosija:” Mos e lër kafshaten e fundit, se të vjen natën lugati në krevat!” Vajza gati sa nuk u fik nga të qeshurat kur dëgjoi këshillën:” Mos fishkëlle moj bijë,se të rritet gjoksi!? Në atë gjendje psikologjike, u betua,e u stërbetua,se tani e prapa do të fishkëllente tërë ditën,se i binte më mirë,e më lire, se sa ta gufonte gjoksin me silikon.

U tregoi edhe paragjykimet:” Mos e hidh ushqimin lart,se të fryhet gusha!”Mos ec këmba doras, se të vjen miku krejt papritur në derë!”Mos bëj bërr –bërr, se ndjell shi!”- e tjera, e tjera,deria sa erdhi energjia elektrike.

Gjyshit i vesuan sytë nga gëzimi , kur fëmijët,i thanë prindërve ,sapo hynë brënda në shtëpi:” Gjyshi ynë është më i miri në botë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat