Heu, Kosovë

Kultura

Heu, Kosovë

Nga: Zymer Mehani Më: 4 mars 2020 Në ora: 19:41
Zymer Mehani

Nëpër shekuj pat zezona
Që helmosën zemrat tona

Pat tiranë e tradhtarë
Që pas shpine vranë shqiptarë

Dhe kasapë zemër-rebelë
Që prenë vëllanë si kriminelë

Vëlla e bënë sllavin e grekun
Mes shqiptarëshbënë hendekun

Arinj, dhelpra e tinëzarë
Që i donë shqiptar’t t’përçarë

Dhe kulçedra e lubi
Për t’i lënë shqiptar’t n’ varfëri

Pat dhe shumë koka mizore
Që na vranë n’burgje, n’ llogore

Djaj, bij djajsh gropues, varrtarë
Për t’na prerë e për t’na vrarë

Sorollëp e zemër-zi
Për t’na prerë porsi bagëti

Matrapazë e krejt të marrë
Që atdheun e bënë gërmadhë

Injorantë, me mendje t’vrazhdë
Që në kokë mbajnë byk e kashtë

N’krye t’vendit një dangall
Jetën tonë bëri batall

Heu, Kosovë, moj nëna jonë
Nga zezona në zezonë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat