Sermitem

Kultura

Sermitem

Nga: Neki Lulaj Më: 4 mars 2020 Në ora: 22:55
Neki Lulaj

A nuk ishim edhe ne ata që hodhëm
Piken e djersën së fundit lame mbi dhogë
Edhe nga largësitë ne luftuam dhe mbrojtëm
Për të mos e djegur shtetin në flakë e barot

Në krismat e betejave ne ishim prapë bashke
Në lugina u hodhëm në prita e në bunkerë
Bashkë i dëbuam ato egërsira me gulçimë në bark
Ato hyena të egra, të shartuar në kriminelë..nepërka

E mbrojtëm pragun, atdheun dhe nderin
Gjëmimat e topave s`na kthyen nga rruga
Edhe nje kafshore t`bukes kur preknim terrin
Me njëri-tjetrin bashkë një nga një e copëtuam

E tani të flasim jashtë smirës e zilisë
Se mërgata s`na duhet domosdo
Kjo i vjen per shtat armikut egërsirë.
Por atdhetareve e dëshmorëve jo bre jo.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat