Dumoshi – Ahmeti diskutojnë për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Kultura

Dumoshi – Ahmeti diskutojnë për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Më: 5 mars 2020 Në ora: 16:35
Pamje nga takimi

Projektet e përbashkëta mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës, kanë qenë temë diskutimi në takimin e parë në mes të ministres Vlora Dumoshi dhe kreut të Prishtinës Shpend Ahmeti.

E para e Ministrisë së Kulturës tha pas takimit se kanë diskutuar për finalizimin e projekteve kapitale në Prishtinë, si Teatri i Operës dhe Baletit, Muzeu Bashkëkohor, Stadiumi i Qytetit, Qendra e Tenisit e shumë projekte të tjera në interes të qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, duke folur për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, tha se presin që gjatë muajit mars ta kalojë buxheti në mënyrë që të kenë një koordinim në detaje rreth aktiviteteve që do t’i zhvillojnë sivjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat