Definicion i dashurisë

Kultura

Definicion i dashurisë

Nga: Jan Kosova Më: 6 mars 2020 Në ora: 17:35
Jan Kosova

U mundova ta gjëjë një definicion, u mundova
Për dashurinë e zemrës, dashuritë e vërteta
Humba shumë kohë, shumë kohë harxhova
Dhe as një togfjalësh unë sonte nuk e gjeta

Shumë fletë kam grisur, sa letra kam hedhur
Asnjë definicion i gjatë s'më përshtatej mua
Dikur u pajtova dhomës sime duke bredhur
Definicioni im i dashurisë mbetet: "Të dua".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat