Ministrja Dumoshi viziton Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë

Kultura

Ministrja Dumoshi viziton Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë

Më: 6 mars 2020 Në ora: 18:33
Dumoshi, bashkë me homologen Elva Margariti, vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë

Në kuadër të vizitës në Republikën e Shqipërisë, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me homologen Elva Margariti, vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, me ç’rast u takuan me drejtorin e Galerisë, Erzen Shkololli.

Ministrja Dumoshi theksoi që bashkëpunimi mes dy galerive, të Kosovës dhe Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm për avancimin e kulturës dhe artit pamor dhe ekspresionist në përgjithësi.

Ministrja pati rastin shohë nga afër fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve ku janë të ekspozuara shumë vepra arti që bartin vlera të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme për kulturën shqiptare në përgjithësi.

Ministrja Dumoshi u shpreh se ndjehet shumë e kënaqur me punën e mirë që po bëhet nën udhëheqjen Erzen Shkolollit dhe stafit të Galerisë, pasi që kësisoj po mundësohet të promovohen shumë veprave të artistëve të Kosovës në Shqipëri dhe kjo i shërben promovimit të kulturës në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat