Kujdesi për edukimin e fëmijëve!

Kultura

Kujdesi për edukimin e fëmijëve!

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 mars 2020 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Revistat për fëmijë janë mundësia më e mirë për të zbuluar me kohë talentin e tyre në shumë fusha të dijës!

Përveq tjerash, angazhimi i fëmijëve për të lexuar revista për moshën e tyre, ndikon në zgjerimin e diapozonit të njohurive për t'i përceptuar drejtë shumë realitete shoqërore dhe natyrore!

Megjithatë, në shoqërin tonë shumë pakë, për të mos thënë as pakë i kushtohet edukimit të fëmijëve, të ardhmës së tyre dhe formimit të drejtë për të dashur atedheun, në mënyrë që nestër të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e vendit të tyre!

Fëmijët meritojnë kujdesin më të veqant se çdo shtresë tjetër e shoqërisë nga institucionët e arsimit dhe edukimit,sepse nga një përkushtim i tillë varet se sa do të jenë ata nesër të dobishëm për vendin e tyre dhe si do të dukej vendi i tyre nga kontributi që ata do t'i japin!

Gjithësesi, shoqëria jonë ,institucionët përkatëse janë shumë prapa krahasuar me vendët e rajonit, në aspektin e krijimit të kushteve për një edukim të drejtë dhe të mirëfillt të fëmijëve, veqanerisht të atyre në moshën parashkollore.

Në shumë lokalitete dhe vendbanime në nivel vendi, mungojnë institucionët e edukimit parashkollor,siq janë:Qerdhet për fëmijë dhe abientët tjera për kujdesjen dhe edukimin e tyre...

Krahasuar me vendët tjera të rajonit ,shteti ynë përmes mekanizmave të caktuar duhet të bëjë shumë më shumë për të siguruar kushte dhe   ndërtuar objekte të veqanta, në të cilat do të edukoheshin fëmijet në fazën më delikate të formimit të drejtë të tyre ,veqanerisht në ato vende ku mungojnë ambientët e tilla siq janë shumë fshatra dhe lagje të qytetëve në nivel vendi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat